Të rinjtë në përkrahje të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri
- World Vision Albania
- Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore
Qershor 2018 - Maj 2021
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i projektit është një rini nxitëse aktive në veprimtaritë e shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Përmbledhja e Projektit
World Vision Albania (WVA) dhe bashkë – aplikanti i saj, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (RREJ), kanë identifikuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri nuk e arrin potencialin e saj për shkak të mungesës së burimeve; mungesës së kapacitetit teknik; dhe mungesës së pjesëmarrjes së fuqishme nga ana e të rinjve (dhe kategorive të tjera të popullsisë).
Për këtë arsye, WVA dhe RREJ kanë hartuar këtë veprim duke përdorur një metodologji nën-grantesh për të trajtuar tre faktorët e listuar më lart.
Aktivitetet
Nën-grantet do të përzgjidhen në mënyrë të tillë që të mos jenë projekte të pavarura por të jenë të përafruara dhe plotësuese për të arritur një ndikim të koordinuar.
- Hartimi i një studimi kërkimor për të dokumentuar pjesëmarrjen e të rinjve si edhe një dokumenti përmbyllës për të kuptuar mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira nga pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
- Organizimi i seancave ndërkombëtare për aplikantët potencialë për nën-grante
- Organizimi i procesit me 2 hapa i thirrjeve publike dhe përzgjedhjes së aplikantëve
- Shpërndarja e nën-granteve për grantmarrësit
- Pjesëmarrja e nën – grantmarrësve nëpër workshop-e ku formësojnë dhe ekzekutojnë projektet e tyre nën mentorimin e WV dhe RREJ
- Nxitja dhe drejtimi i nën – grantmarrësve t’u bashkohen rrjeteve ekzistuese dhe/ose nismave në mënyrë që të nxënë dhe të kontribuojnë në nismat më të mëdha në Shqipëri. RREJ-i do të përfshijë nën-grantmarrësit në disa nga veprimtaritë e tyre rajonale të zbatuara përmes projekteve të tjera (si një efekt shumëfishues i këtij veprimi)
- Mentorimi i strukturuar dhe të nxënit përmes praktikës me projektet e koordinuara të nën-granteve
- Hartimi i një raport mbi Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri
Rezultatet e pritura
- Zbatimi nga nën-grantmarrësit me sukses i projekteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me Teorinë e Ndryshimit për këtë veprim.
- Realizimi i rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat e njeriut ndër komunitetet kryesore
- Në komunitetet kryesore dhe në zonat kryesore të Shqipërisë realizohet advokimi i të drejtave kryesore të njeriut
- Krijimi i modeleve të shërbimit të cilat mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut në komunitetet kryesore, në zonat kryesore të Shqipërisë
- Zbatimi i projekteve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga Organizatat e të Drejtave të Njeriut
- Aksesi i lehtësuar ndaj rrjeteve ekzistuese për rrjetet bazë të organizatave të të Drejtave të Njeriut
- Dokumentimi i pjesëmarrjes së të rinjve në mbrojtjen e të drejtave të Njeriut
- Dokumentimi i zërave të burrave dhe grave në moshë të re në monitorimin dhe raportimin e të drejtave të njeriut
- Shpërndarja dhe publikimi i një dokumenti mbi mësimet e nxjerra dhe praktikave më të mira
Alessandro ANGIUS
alessandro.angius@eeas.europa.eu