“Youth Banks Hub” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

“Youth Banks Hub” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Vlera e projektit 26,644.95 €
Statusi i projektit I përfunduar
Bashkia
N/A
Partnerët implementues

Fondacioni Ana dhe Vlade Divac (Serbia) – Drejtues
Partnerët Shqipëri ose Qendra për Ndryshim dhe Menaxhimin e Konfliktit (Shqipëri) – Partner
Shoqata Arsimore Mladiinfo International (Maqedonia e Veriut) – Partner
Shoqata Prima (Mali i Zi)- Partner
Fondacioni i Vullnetarëve të Komunitetit– TOG (Turqi) – Partner

Kontributi i EU-së
929,644.95 €
Kohëzgjatja e Projektit
01 janar 2016 - 31 dhjetor 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është krijimi dhe zhvillimi i një rrjeti rajonal të OSHC-ve të cilat punojnë në drejtim të angazhimit social, ekonomik dhe politik të grave dhe burrave në moshë të re (“Youth Banks Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” – YBH për BPT)

Përmbledhja e Projektit

Qëllimi i “Youth Banks Hub” (YBH) për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (BPT) është të nxisë angazhimin social, ekonomik dhe politik të grave dhe burrave në moshë të re përmes zbatimit të nismave politike dhe advokuese. Qëllimi i YBH-së është që në fund të kësaj veprimtarie, të kthehet në një partner të pashmangshëm dialogues në politikëbërjen e vendeve  përkatëse, si edhe në nivel rajonal; po ashtu qëllimi i rrjetit të YBH-së është të kthehet në qendër fuqizimi për organizatat rinore të shoqërisë civile (OSHC) në të pesta vendet (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi) dhe t’i mbështesë ato në nismat e tyre politike dhe advokuese.

Aktivitetet

  • Kryerja e 5 studimeve bazë për vendosjen e kushteve të sakta për angazhimin ekonomik, social dhe politik të të rinjve në të pesta vendet
    • Dakordësimi dhe hartimi i Akteve kushtetuese dhe Statutit të rrjetit “Youth Banks Hub” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”
    • Vendosja e një dialogu të rregullt me ministritë, institucionet shtetërore, arsimore, këshillimore, me OSHC-të dhe me palët e tjera të interesit me të cilët do të zhvillohen të paktën 250 takime çdo vit (50 në secilin shtet, 1,000 në total)
    • Përzgjedhja e 15 OSHC-ve (3 për secilin shtet) për t’u bërë anëtarë të YBH-së për rrjetin e BPT-së, të cilët do t’u nënshtrohen trajnimeve formuese dhe për të marrë mbështetje monitoruese dhe financiare për të zhvilluar nismat e veta politike dhe advokuese
    • Zhvillimi i takimeve plenare me 2 përfaqësues të qendrave kombëtare (aplikantëve) për të prezantuar raportet e vendit nga viti paraardhës, për të prezantuar dhe diskutuar çështjet aktuale dhe mundësisht për të rregulluar më imtësisht programin 4 vjeçar
    • Organizimi i konferencave të mesit të sezonit dhe atyre përfundimtare, rishikimet dhe përgatitja e raporteve të mesit të sezonit dhe atyre përfundimtare
    • Organizimi i trajnimeve për YBH-në për qendrat kombëtare të BPT
    • Organizimi i trajnimeve për 15 OSHC rinore – pasi secili aplikant do të jetë qendra kombëtare e YBH-së për BPT – të përzgjedhur paraprakisht përmes një thirrjeje publike dhe vendimit të Komitetit Përzgjedhës
    • Organizimi i udhëtimeve për qëllime studimore për 15 OSHC për të fituar njohuri të drejtpërdrejta rreth funksionimit të modelit të bakës rinore
    • Monitorimi dhe analizimi i kushteve të angazhimit social, ekonomik dhe politik të të rinjve
    • Shpërndarja e rezultateve të monitorimit dhe analizimit
    • Zhvillimi i 3 grupeve të rekomandimeve për politikat e YBH-së për rrjetin e BPT-së në secilin shtet me synim angazhimin (I) social, (II) ekonomik dhe (III) politik të të rinjve; ato do t’u shpërndahen të paktën 1,500 adresave në të pesta shtetet dhe në BE, që ndodhen në bazën e të dhënave të YBH-së për BPT.
    • Advokimi i 3 grupeve të rekomandimeve politike të rrjetit të YBH-së për BPT-në.
    • Mbështetja e mentorimit dhe mbështetja financiare për zhvillimin dhe advokimin e nismave politike personale të15 OSHC-ve
    • Advokimi i nismave politike të 15 OSHC-ve; pasi këto 15 OSHC të kenë zhvilluar nismat e tyre politike, me mbështetjen e mentorimit të qendrave kombëtare, përfaqësuesit e OSHC-ve do të organizojnë të paktën 300 takime (të paktën 20 takime për çdo OSHC)
    • Zhvillimi i fushatave mediatike tradicionale dhe sociale
    • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e faqes së rrjetit të YBH-së për BPT dhe paraqitjen në mediat sociale
    • Krijimi i gazetës çdo dy muaj
    • Organizimin e 60 tryezave të rrumbullakëta/paneleve të diskutimit (3 për çdo vit, 5 shtete)
    • Organizimi i konferencës rajonale përfundimtare

Rezultatet e pritura

  • Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve rinore për aktivizëm, monitorim dhe advokim të alternativave politike; duke përfshirë kapacitetet e tyre për analizim të kushteve në sferën e përfshirjes sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve.
  • Njohja nga ana e autoriteteve e kapaciteteve të OSHC-ve rinore për dialog dhe miratimin e tyre si bashkëbisedues politikisht të përshtatshëm
  • Rritja e ndërgjegjësimit mes grave dhe burrave në moshë të re për mundësitë dhe përfitimet afatgjata të aktivizmit, paralelisht me rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë në të pesta shtetet rreth rëndësisë së angazhimit të të rinjve dhe të drejtën e të rinjve për të ndikuar në politikat që përcaktojnë perspektivat e tyre sociale dhe ekonomike