Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës

Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës

Vlera e projektit 271,138.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Sektorët përfitues
Bashkia
Partnerët implementues

• Bashkia e Petnjicës
• Shoqata Kombëtare e prodhuesve të manaferrave
• Shkolla e Mesme Petnjicë
• Shkolla e Mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda”
• NGO COSPE Shqipëri

Kontributi i EU-së
230,467.30 €
Kohëzgjatja e Projektit
Maj 2018 - Nëntor 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Projekti synon të kontribuojë në uljen e përqindjes së papunësisë së të rinjve në zonat rurale të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke vendosur prodhim të ri dhe duke përmirësuar prodhimin aktual, procesimin dhe tregtinë e lule mjedrës së freskët.

Përmbledhja e Projektit

Projekti do të ulë numrin e personave të papunësuar duke përmirësuar aftësitë sipërmarrëse të të rinjve të papunësuar dhe personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet trajnimeve dhe paraqitjes së agroteknologjive moderne. Më tej, projekti synon të rrisë shikueshmërinë dhe promovimin e ekonomisë së gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit të lule mjedrës.

Aktivitetet

• Trajnime në prodhimin e lule mjedrës
• Trajnime në nisjen e bizneseve të reja dhe në marketingun e produkteve
• Mentorimi i prodhuesve dhe blerja e materialeve të fidanore për pjesëmarrësit e trajnimit/fermerët e ardhshëm të lule mjedrës
• Organizimi i Panairit të Lule Mjedrës në Malin e Zi me pjesëmarrje aktive të palëve Shqiptare
• Themelimi i shoqatave vendore të prodhuesve të lule mjedrës në Petnjicë dhe në Vaun e Dejës

Rezultatet e pritura

• Krijimi i vendeve të reja të punës në zonën ndërkufitare në sektorin agrikulturor dhe regjistrimi i prodhuesve të rinj
• Aksesi në trajnime për kultivimin e lule mjedrës
• Përmirësimi i bashkëpunimit mes prodhuesve të lule mjedrës në Mal të Zi dhe në Shqipëri
• Popullimi i zonës ndërkufitare dhe informimi i bashkive të synuara për prodhimin e lule mjedrës në zonë, nëpërmjet fushatës së fortë të komunikimit dhe dukshmërisë

EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu