WINCOME / Veprime të përbashkëta promovuese të sipërmarrjes vendore në zonat më pak të favorizuara në Greqi / Shqipëri (LFA) në Sektorin e Biznesit të Vreshtarisë dhe Prodhimit të Verës
- Autoriteti Menaxhues i Programeve Evropiane të Bashkëpunimit Territorial të Ministrisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, në Selanik, Greqi
1 qershor 2018 - 28 maj 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi është përmirësimi i kapacitetit për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën në fushën e prodhimit të verës në zonën ndërkufitare.
Përmbledhja e Projektit
Fenomeni i braktisjes së bujqësisë (dhe aktiviteteve shoqëruese ekonomike) është mjaft i përhapur në zonën e synuar të projektit.
Ideja e projektit bazohet në nevojat e përfituesve të projektit, të lidhura më së shumti me vreshtarinë dhe prodhimin e verës. Nevojat përfshijnë: a) promovimin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës vendase për të joshur sipërmarrësit e rinj, si edhe b) krijimin e tregtisë së verës në zonën ndërkufitare.
Aktivitetet
- 2 studime në lidhje me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të sektorit të biznesit të verës;
- Katalogimi dhe vlerësimi tregtar i varieteteve vendase të verës (Zitsa-Amyntaio-Korçë);
- Vlerësimi i rrjeteve tregtare ndërkufitare dhe ndërkombëtare të produkteve të verës;
- Platforma e internetit GIS (sistemi i informacionit gjeografik) për varietetet dhe njësitë e prodhimit (Zitsa-Amyntaio-Korçë)
- Planet operative vendase (Zitsa-Amyntaio) dhe rajonale (Korçë) për ripërdorimin e vreshtave të braktisur;
- Analiza hapësinore dhe klasifikimi i Zonave Vendase të Prodhimit të Verës (duke përfshirë ato të braktisurat), duke përdorur drone dhe mjete hartografike të TIK-ut;
- Regjistrimi dhe hetimi i ndryshueshmërisë gjenetike (varietetet indigjene të rrushit në Zitsa-Amyntaio-Korçë);
- Zhvillimi i mjeteve të planifikimit të biznesit dhe ato financiare për “Njësi Inteligjente të Prodhimit të Verës” (Zitsa-Amyntaio-Korçë);
- Projektet pilot / ilustruese për prodhimin inteligjent të rrushit (Zitsa-Amyntaio-Korçë)
- Zhvillimi i një baze të dhënash të praktikave më të mira mbi Prodhimin e Verës dhe Vreshtarisë;
- 3 infokioska;
- Organizimi i një ekspozite ndërkufitare të verës;
- Regjistrimi në Indekset e Trashëgimisë së Materiale Kombëtare (UNESCO, Art. 12) për sa i përket vreshtarisë vendase tradicionale dhe prodhimit të verës;
- Organizimi i seminareve të përbashkëta tematike të biznesit;
- Organizimi i 4 agro-seminareve tematike;
- Hartëzimi i qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit.
Rezultatet e pritura
- Mbi 100 ndërmarrje të verërave dhe vreshtarisë në zonën të mbështetura nga produktet e pritshme të projektit
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar të biznesit përmes ekspozitave të përbashkëta të verës
- Investimet e ardhshme sjellin rezultate të prekshme dhe të dukshme në prodhimin e verës dhe vreshtarisë
- Të paktën 200 sipërmarrës të rinj të interesuar të trajnuar në teknikat e prodhimit të verës dhe vreshtarisë
- Të paktën 20 teknika tradicionale të vreshtarisë vendase dhe prodhimit të verërave, të ilustruara në terren
- 5 instrumente të TIK-ut miqësore me përdoruesit të zhvilluara dhe të disponueshme për t’u përdorur
- WINCOME shërben si praktika më e mirë dhe modeli bashkëkohor i zhvillimit të biznesit për Zonat Më pak të Favorizuara
Francesca Renzi
Francesca.renzi@eeas.europa.eu