G.IN: Gratë në Iniciativë

G.IN: Gratë në Iniciativë

Vlera e projektit 443,325.08 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Sektorët përfitues
Partnerët implementues

Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në Shkodër

Kontributi i EU-së
443,325.08 €
Kohëzgjatja e Projektit
01 shkurt 2018 - 30 janar 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Forcimi i rolit të grave, si nxitëse të ndryshimit në nivel publik, në shoqërinë civile në veri të Shqipërisë.

Përmbledhja e Projektit

  • Projekti synon të mbështesë shoqërinë civile të grave në veri të vendit, ku gruaja është më e pafuqishme dhe niveli i shkeljes së të drejtave të grave është më i lartë. Për të arritur qëllimet e tij, Projekti do të forcojë kapacitetin e shoqatave dhe grupeve të grave vendase për të vlerësuar nevojat dhe burimet e komunitetit dhe territorit të tyre, për t’i mobilizuar ato, për të dhënë propozime të reja dhe të krijuar një dialog më efikas me institucionet vendore, për të ndikuar sadopak në politikat e tyre publike. Kjo do të arrihet përmes:
  • Një pune kolektive për të identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të kapacitetit të tyre si edhe një trajnimi për shoqatat e grave mbi parimet dhe instrumentet e advokimit, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë, si edhe mbi strategjitë për të përpunuar programin ditor të pjesëmarrjes sipas perspektivës së gjinisë dhe të drejtave të grave
  • Krijimit të grupeve të komunitetit të grave në çdo bashki për të përmirësuar aftësinë e tyre të të qenit “guri i themelit” në atë territor;
  • Mbështetjes së shoqatave dhe grupeve të grave për të mobilizuar këto të fundit për të përpunuar një program ditor alternativ të grave për secilën bashki ,  ku vizioni dhe nevojat e grave mund të paraqiten plotësisht, në nivel publik për personat më të rëndësishëm të bashkive.
    Kjo do sjellë rritjen e kapaciteteve të shoqatave vendase të grave për t’u angazhuar me institucionet vendore që të promovojnë politika të reja publike në favor  të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore posaçërisht me:
  • Një trajnim të stafit të bashkive për politikat publike sipas perspektivës gjinore;
  • Krijimin e tryezave ndërinstitucionale ndërmjet përfaqësuesve të shoqatave të grave dhe grupeve dhe përfaqësuesve të bashkive, çka do të ishte më efikase;
  • Një marrëveshje në çdo bashki për të zbatuar një pjesë të programit ditor të grave;
  • Promovimin e njësive gjinore për përmirësimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave;
  • Përgatitjen dhe nisjen e thirrjes për grante, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes nga shoqatat vendase të grave, të cilat do të fitojnë grantet
  • Konferenca përfundimtare.

Aktivitetet

  • Identifikimi i shoqatave të grave për t’u përfshirë në projekt dhe puna kolektive me to për të identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të kapacitetit të tyre për të advokuar një qeverisje të mirë dhe përgjegjshmëri mbi të drejtat e grave dhe barazinë gjinore;
  • Trajnim për shoqatat e grave mbi parimet dhe instrumentet e advokimit, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë, si edhe strategjive për të përpunuar programin ditor të pjesëmarrjes sipas perspektivës gjinore dhe të drejtave të grave;
  • Krijimi i grupeve të komuniteteve të grave në çdo bashki për t’u përfshirë nga shoqatat e grave;
  • Organizimi i seancave komunitare (4 seanca për secilën bashki) ku shoqatat e grave mobilizojnë grupet e zgjeruara të grave për të analizuar politikat publike sipas perspektivës gjinore dhe të drejtave të grave;
  • Organizimi i seancave komunitare të përforcuara(6 seanca për çdo bashki) për të përpunuar një program ditor alternativ të grave për secilën bashki; A.1.1.6. Iniciativat publike për të paraqitur në nivelin e komunitetit, programin ditor të grave për të mbledhur më shumë informacion dhe sugjerime
  • Trajnimi i personelit të bashkive për politikat publike sipas perspektivës gjinore;
  • Takimi me bashkitë vendase për të krijuar tryezat ndërinstitucionale, ku të paraqitet analiza e politikave publike dhe programi ditor i grave;
  • Përgatitja e një marrëveshje në çdo bashki për të zbatuar një pjesë të programit ditor përmes nën-granteve;
  • Zbatimi i një njësie gjinore, në tre bashkitë, për forcimin e politikave publike, për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave;
  • Përgatitja, nisja dhe zbatimi i thirrjes për grante, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dhe përforcimit të tyre;
  • Prezantimi i rezultateve përfundimtare në nivel kombëtar që përfshin shoqërinë civile dhe institucionet kombëtare.

Rezultatet e pritura

  • Shoqatat vendase të grave kanë një kapacitet të shtuar për mobilizim, advokim, zhvillim të projekteve, rrjetëzim dhe mbështetje të dialogut të tyre me institucionet vendore për të promovuar politikat e reja publike në favor të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.
  • Të tre bashkitë e përfshira kanë krijuar instrumente të reja për të përmirësuar politikat publike në favor të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore
EUD pika e kontaktit

Enkelejda Bregu

Enkelejda.BREGU@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CTR 2017/394-893