BE për Inovacion – Përmirësimi i ekosistemit novator dhe nxitja për krijimin e sipërmarrjeve të reja

BE për Inovacion – Përmirësimi i ekosistemit novator dhe nxitja për krijimin e sipërmarrjeve të reja

Vlera e projektit 7,539,238.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Bashkia
N/A
Partnerët implementues

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)

Kontributi i EU-së
6,600,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Tetor 2018 - Nëntor 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Përmirësimi i ekosistemit novativ dhe nxitja e hapjes së bizneseve të reja.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt synon përmirësimin e ekosistemit novator dhe nxitjen e krijimit të sipërmarrjeve në Shqipëri.

Projekti do të:

  • forcojë kapacitetet për inovacion nëpërmjet aktorëve të ekosistemit novator
  • ndërtojë ura lidhëse mes ekosistemit novator në Shqipëri dhe atë ndërkombëtar
  • financojë sipërmarrjet e reja novatore dhe ofruesit e mbështetjes së inovacionit

Aktivitetet

  • Zhvillimi i kapaciteteve për menaxhimin e novacionit për bizneset e reja
  • Zhvillimi i kapaciteteve për organizatat e përzgjedhura (me shumë vendndodhje) që mbështetin inovacionin
  • Mundësimi i intershipeve rajonale dhe ndërkombëtare për bizneset e reja (në kompani dhe qendrat novative), të krijuara veçanërisht për nevojat e tyre
  • Ngritja e kapaciteteve e orientuar me porosi, për politikëbërësit në politikat novative
  • Mbështetje ndaj themelimit të një sistemi të organizatave në mbështetje të novacionit
  • Bashkëpunim me diasporën (nëpërmjet granteve, mentorimit, transferimit të teknologjisë)
  • Lehtësimi i aksesit në rrjetet ndërkombëtare / rajonale për organizatat në mbështetje të novacionit
  • Lehtësimi i aksesit në rrjete ndërkombëtare / rajonale për bizneset e reja
  • Grante dhe ngritje kapacitetesh për bizneset e reja novative
  • Grante për organizatat në mbështetje të inovacionit

Rezultatet e pritura

  • Kapacitete të forcuara për inovacion mes aktorëve të sistemit novativ (bizneset e reja, organizatat në mbështetje të inovacionit dhe politikëbërësit)
  • Lidhje të formuara përbrenda sistemit Shqiptar të inovacionit dhe ndërkombëtarisht
  • Biznese të reja novative dhe organizata në mbështetje të novacionit të financuara përmes nismës Challenge Fund
EUD pika e kontaktit

Enzo Damiani
enzo.damiani@eeas.europa.eu