Ndihmë teknike për përgatitjen e legjislacionit për sektorin hekurudhor

Ndihmë teknike për përgatitjen e legjislacionit për sektorin hekurudhor

Vlera e projektit 82,670.00 €
Statusi i projektit Përfunduar
Bashkia
N/A
Partnerët implementues

FWC COWI Belgium SPRL

Kontributi i EU-së
82,670.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
nëntor 2018 - prill 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi është të mbështesim reformën hekurudhore përmes hartimit të legjislacionit që rrjedh nga Kodi i ri Hekurudhor, në mënyrë që të bëhet veçimi i Hekurudhës Shqiptare ekzistuese (HSH) nga menaxhimi i infrastrukturës dhe të vendoset një Autoritet i Sigurisë i pavarur për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore, si dhe një Autoritet Rregullator dhe një Autoritet Licencues Hekurudhor.

Përmbledhja e Projektit

Për zbatimin e Kodit të ri Hekurudhor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ngriti një grup pune për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve, veçanërisht për krijimin e: Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore (RSA), Ndarjes së Hekurudhës Shqiptare, Autoritetit Rregullator të Hekurudhave, Autoritetit Kombëtar për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve në Hekurudha, dhe Autoritetit Licencues Hekurudhor të Pavarur. Projekti synon të ndihmojë MIE në këtë nismë.

Aktivitetet

  • Dhënia e ndihmës në përgatitjen e ligjeve përkatëse për krijimin e Agjencive hekurudhore

Rezultatet e pritura

Ligjet për krijimin e autoriteteve në vijim janë përgatitur:

  • Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
  • Autoriteti Rregullator i Hekurudhave
  • Autoritetin Licencues Hekurudhor
  • Autoriteti Kombëtar i Hetimit te Aksidenteve dhe Incidenteve
  • Ndarja e Hekurudhës Shqiptare
EUD pika e kontaktit

Entela Sulka

Entela.SULKA@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 400-449