Asistenca Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashki të Përzgjedhura të Shqipërisë

Asistenca Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashki të Përzgjedhura të Shqipërisë

Vlera e projektit 2,229,500.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët përfitues
Partnerët implementues

Eptisa Servicios De Ingenieria

 

Kontributi i EU-së
2,229,500.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Mars 2017 - Qershor 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Mbështetja e Qeverisë së Shqipërisë në përpjekjen e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm të vendit duke mbështetur institucionet në zhvillimin, zbatimin dhe forcimin e legjislacionit rreth mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në linjë me standardet e BE-së.

Një tjetër objektivë është gjetja e një zgjidhjeje më të përshtatshme teknikisht, të përballueshme financiarisht, të arritshme ekonomikisht, të  përshtatshme nga ana mjedisore dhe të pranueshme politikisht, për arritjen e një ndikimi pozitiv në mjedis që kontribuon në mirëqenien e popullsisë shqiptare në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Përmbledhja e Projektit

Kjo ndërhyrje ka si objektiv rritjen e kapacitetit në sistemin modern të menaxhimit të mbetjeve të ngurta (MMN) dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë menaxhimit të përshtatshëm të mbetjeve për mbrojtjen e mjedisit, shëndetit publik dhe në fund, për rritjen e standardit të popullsisë shqiptare. Për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme që institucionet e përfshira të zbatojnë politikat dhe teknologjitë e duhura të menaxhimit të mbetjeve, dhe që publiku i gjerë të ketë mentalitetin dhe qëndrimin e duhur për mbështetur procesin e planifikimit dhe të zbatimit të MMN-së.
Projekti do të sigurojë që institucionet Shqiptare të marrin asistencën teknike të përshtatshme dhe të një cilësie të lartë si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, gjë që do të ndërtojnë një rrugë kalimi drejt përmbushjes së praktikave,standardeve dhe qasjeve  të BE-së, për sa i përket qëndrueshmërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta.

Aktivitetet

  • Hartëzimi i situatës aktuale, bazuar në nevojat ekzistente dhe në infrastrukturën e dy Zonave të Menaxhimit të Mbetjeve.
  • Zhvillimi i një Plani të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për dy Zonat e Menaxhimit të Mbetjeve
  • Rritja e kapaciteteve për palët e interesit dhe veprimtari për nisjen dhe zbatimin e SMIM-it dhe rritjen e ndërgjegjsimit publik dhe mbështetjes teknike për koordinimin e strukturave kombëtare.

Rezultatet e pritura

  • Vlerësim i statusit (analizimin e hapësirës teknike dhe ligjore, burimeve njerëzore, pajisjeve etj) të sektorit të mbetjeve i ndërmarrë duke patur parasysh përzgjedhjen përfundimtare të dy Zonave të Menaxhimit të Mbetjeve për këtë projekt
  • Ofrimin në kohë të planeve të mbetjeve rajonale/zonale, të studimeve të fizibilitetit dhe projektin paraprak për investimet e nevojshme në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (SMIM) për dy zonat/rajonet
  • Përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në planifikim, veprim dhe mirëmbajtje të sistemit të menaxhimit të mbetjeve.
  • Kryerjen e aktiviteteve në linjë me Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Aktivitete, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik
EUD pika e kontaktit

Edvin Pacara

edvin.pacara@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2017/383-743