Mbështetja e Sektorit të Peshkimit në Shqipëri
- Fondazione Istituto Tecnico Superiore per la Mobilita Sostenibile nei Settori Trasporti Marittimi e della Pesca
- Accademia Italiana Della Marina Mercantile in Comando Generale del Corpo delle Capitanerie di Porto-Guardia Costiera
- EV ILVO
- Ministero delle Politiche Agricole Alimentari e Forestali
Nëntor 2018 - Prill 2022
Objektivi i Përgjithshëm
Ky projekt synon të rrisë kontributin e sektorit të peshkimit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë përmes përmirësimit të menaxhimit dhe mbrojtjes së burimeve të peshkimit në përputhje me Politikat e BE-së për Peshkimin e Zakonshëm.
Përmbledhja e Projektit
Peshkimi në Shqipëri përfaqëson një sektor të rëndësishëm social dhe ekonomik, i cili ka potencialin të shfrytëzohet më tej nëpërmjet formulimit dhe përshtatjes së politikave të mbështetura nga investime efikase.
Peshkimi detar ofron më shumë se 52% të produktit dhe 61% të vlerës kundrejt lagunave bregdetare dhe ujërave të brendshme të cilat ofrojnë 21% të produktit dhe 13% të vlerës. Rëndësia e akuakulturës ka ardhur duke u rritur duke arritur në 27% të produktit dhe 26% të vlerës.
Projekti synon të mbështetë administratën e peshkimit në përfitimin e kapaciteteve për të hartuar, zbatuar, monitoruar dhe përforcuar masat dhe rregulloret e politikave sipas përshkrimeve në dokumentet strategjike. Vendosja e kapaciteteve administrative në përputhje me agjendën e përgjithshme të reformës në administratën publike do t’i bashkohet inkurajimit të investimeve për të përmirësuar performancën e flotës së peshkimit. Mbrojtja e burimeve detare sigurohet jo vetëm nga forcimi i fuqive administrative, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit publik.
Aktivitetet
- Rishikimi i ligjeve ekzistuese në lidhje me peshkimin dhe kryerja e azhurnimeve të nevojshme për përputhjen e tyre me Politikën e BE-së për Peshkimin e Zakonshëm
- Përgatitja e planit për Zonat e të Përcaktuara për Agrikulturë (ZPA)bazuar në udhëzimet dhe metodologjitë përkatëse
- Ngritja e kapaciteteve për mbledhjen e të dhënave socio ekonomike dhe kryerjen e analizës ekonomike të sektorit të peshkimit
- Caktimi i nevojave për të dhëna shkencore dhe për kryerjen ushtrimeve të vlerësimit të stokut bazuar në një plan dhe buxhet të qartë
- Kryerja e trajnimit për stafin përkatës në mënyrë që të ofrohen statistika të besueshme të prodhimit të cilat përdoren për përgatitjen e planeve të menaxhimit
- Vlerësimi i databazave dhe sistemeve aktuale të informacionit, duke propozuar modifikimet e nevojshme dhe duke ofruar trajnim të stafit në përdorimin e tyre.
- Përgatitja e planeve të besueshme menaxheriale në përputhje me të dhënat e vlerësimit të stokut
- Kryerja e analizës funksionale të institucioneve të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në përforcimin e ligjeve në sektor; duke propozuar marrëveshjet e nevojshme ligjore dhe operative në lidhje me koordinimin e veprimtarive
- Ofrimi i trajnimeve për inspektorët dhe administratorët e peshkimit (stafi i administratës së peshkimit) lidhur me detyrat e inspektimit, komunikimin me institucionet e tjera të përfshira dhe raportimin
- Vlerësimi i nevojave të investimit lidhur me përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit të peshkimit
- Kryerja e seminareve të trajnimit me komunitetin e peshkimit në lidhje me ligjet në fuqi për peshkimin dhe rregulloret specifike nga fushat e tjera që ndikojnë zhvillimin e sektorit (mjedisi, turizmi, planifikimi i territorit, politika fiskale dhe tatimore, etj)
- Përgatitja dhe kryerja e veprimtarive publike për nevojën e mbrojtjes së pasurisë detare
- Vlerësimi i klimës së investimit në sektor, hartimi i instrumenteve financuese të nevojshme dhe përgatitja e udhëzimeve të aplikimit për mbështetjen ndaj sektorit
- Hartimi i planit të zhvillimit të portit të peshkimit për një zonë prove
Rezultatet e pritura
- Dokumentet dhe ligjet strategjike në lidhje me peshkimin përputhen me planin buxhetor dhe prioritetet e qeverisë; ato zbatohen dhe monitorohen nga treguesit e performancës
- Administrata e peshkimit me staf të mjaftueshëm ka në dispozicion sistemet e përshtatshme dhe kapacitetet për të zbatuar dhe monitoruar masat politike sipas dokumenteve strategjike
- Kapacitetet e shërbimit të inspektimit për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të pa raportuar dhe pa rregullore janë përmirësuar në koordinim me agjencitë e tjera të përfshira
- Shfrytëzimi i burimeve të peshkimit është më i qëndrueshëm
- Ndërgjegjësimi publik për rolin e palëve të interesit në sektorin e peshkimit në mbrojtje të burimeve natyrore është rritur
- Performanca ekonomike e flotës peshkuese detare është përmirësuar
Llazar Korra
Llazar.korra@eeas.europa.eu