Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative Star 2

Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative Star 2

Vlera e projektit 8,200,000.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Bashkia
N/A
Partnerët implementues

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Kontributi i EU-së
3,500,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Korrik 2016 - Dhjetor 2019

Objektivi i Përgjithshëm

STAR2 ka tre objektiva kryesorë:
• Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të administratave në 61 bashkitë e Shqipërisë
• Rritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve publike vendase, përfshi cilësinë, mbulimin, aksesin dhe gjithëpërfshirjen për burra dhe gra.
• Përmirësimin e demokracisë vendore nëpërmjet nxitjes së qeverisjes të orientuar nga qytetarët dhe vendimmarrjes me pjesëmarrje, në të cilën gratë ushtrojnë rolin e tyre si aktorë të ndryshimit.

Përmbledhja e Projektit

STAR 2 bazohet në përkushtimin kombëtar për të reformuar dhe forcuar qeverisjen vendore dhe administratën publike, për të rritur efikasitetin dhe transparencën e institucioneve publike për një reagim efikas  kundrejt pritshmërive publike, dhe për të luftuar kundër korrupsionit. Objektivi i këtij projekti përfshin një administratë publike të aftë të ofrojë një shpërndarje më të mirë dhe të modernizuar të shërbimit dhe të krijojë një klimë besimi, bashkëpunimi dhe vendimmarrjeje demokratike për një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Projekti parashikon që të gjitha 61 njësitë e qeverisjes vendore do të marrin ndihmë koherente dhe të përshtatshme, në lidhje me zonat përkatëse të objektivave të projektit.

 

Aktivitetet

  • 3250 persona të stafit bashkiak morën pjesë në aktivitete për shtimin e kapaciteteve (deri në prill 2019)

Rezultatet e pritura

  • Përmirësimi i efikasitetit, transparencës, përgjegjshmërisë, integritetit dhe gjithëpërfshirjes së strukturave të qeverisjes vendore
  • Përmirësimi i aftësive të menaxhimit të burimeve njerëzore duke respektuar ligjet aktuale dhe duke e bërë administratë publike më efikase dhe efektive në nivelin vendor
    • Përmirësimi i planifikimit strategjik, rritja e autonomisë fiskale dhe përmirësimi i menaxhimi të burimeve financiare në nivel vendor
    •Krijimi i një administrate miqësore ndaj biznesit me një rritje të reagimit ndaj qytetarëve; të gjitha 61 bashkitë publikojnë në internet vendimet e Këshillit Bashkiak të tyre
  • Miratimi në mbarë vendin i një sistemi digjitalizimi të arkivave të qeverisjes vendore
    • Krijimi i një sistem krahasimi për shërbimet publike/administrative të përzgjedhura
    • Përcaktimi dhe rritja në shkallë vendi e një modeli të zyrës me një ndalesë
  • Forcimi i demokracisë vendore dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen vendore
EUD pika e kontaktit

Orlando Fusco
Orlando.FUSCO@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 382-422