Mbështetje për sigurinë e ushqimit, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare
• Autoriteti Irlandez i Sigurisë Ushqimore – Departamenti i Bujqësisë
• Departamenti i Ushqimit dhe Marinës në Irlandë
• Autoriteti Finlandez i Ushqimit dhe Zgjidhjeve për Biznesin Krijues
14 janar 2019 - 13 janar 2023
Objektivi i Përgjithshëm
Vendosja e kapaciteteve institucionale dhe administrative, në linjë me agjendën e përgjithshme të Reformës së Administratës Publike, për të siguruar mbrojtje më të mirë të shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve; për të ,mbështetur konkurrencën në industrinë agro – ushqimore; për të përmirësuar mbrojtjen mjedisore dhe lehtësuar progresin drejt aksesit në BE.
Përmbledhja e Projektit
Ky projekt synon të kontribuojë në një mbrojtje më të lartë të shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në secilën fazë të procesit të prodhimit ushqimor, përmes vendosjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative në linjë me agjendën e përgjithshme të Reformës së Administratës Publike. Kjo do të arrihet duke ndihmuar këtë reformë dhe duke siguruar rritjen e kapaciteteve për strukturat administrative përkatëse për të zbatuar veprimet politike; si edhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për të siguruar që konsumatorët informohen siç duhet rreth zgjedhjeve, roleve dhe përgjegjësive në sistemin e sigurisë ushqimore.
Gjithashtu, projekti synon krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor duke krijuar kapacitetin e duhur që strukturat administrative të adoptojnë acquis – in e BE-së dhe për të monitoruar progresin në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe në fushën fitosanitare, në linjë me objektivat strategjike.
Aktivitetet
- Dhënia e ndihmës për përfituesit për të kryer përzgjedhjen e punëmarrësve në përputhje me dispozitat e Ligjit të vitit 2013 për Shërbimin Civil dhe në koordinim me Departamentin e Administratës Publike.
- Mbështetja e përgatitjes së një programi trajnimi për të nxitur zhvillimin personal dhe profesional të punëmarrësit, përfshi modulet mbi sensibilizimin gjinor dhe mbi aftësitë gjinore bazë
- Kryerja e një analizimi funksional të institucioneve të përfshira në sigurinë/cilësinë ushqimore; këshillimi mbi strukturën organizative të ministrisë dhe agjencive përkatëse në linjë me objektivat e politikave, teksa sigurojnë linjat e përshtatshme të llogaridhënies mes tyre
- Mbështetja e integrimit ose përditësimit të instrumenteve informues të cilët ofrojnë të dhënat e kërkuara për të përgatitur planet operative ose strategjitë monitoruese
- Dhënia e ndihmës për Ministrinë së Bujqësisë, Zhvillimin Rural dhe Administrimin e Ujërave për të krijuar një program komunikimi drejt palëve të interesit për t’i informuar ata dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre rreth roleve që kanë për sa i përket zinxhirit ushqimor
- Mbështetja në rritjen e kapaciteteve për lehtësimin e aksesit si për gratë ashtu edhe për meshkujt (në zonat rurale dhe ato urbane) që të informohen rreth legjislacionit përkatës, konsultimeve publike, rregullave për marketingun, dhe sigurinë në prodhim dhe konsum të produkteve ushqimore; mbështetje ndaj adoptimit të instrumenteve informues për biznesin mbi rregulloret kombëtare për sa u përket sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe bimëve dhe sigurinë për zbatimin e tyre
- Angazhimi me institucionet arsimore për të përmirësuar kurrikulën studentore dhe teknike në fushat e interesit dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe kualifikimet profesionale për punëmarrësit dhe bizneset në këtë sektor
- Mbështetja për strukturat administrative në rritjen e mbulimit dhe efikasitetit të kontrolleve të cilësisë ushqimore (dhe vendosjen e sanksioneve të përshtatshme)
- Dhënia e ndihmës për ministrinë në zhvendosjen, hartimin dhe përditësimin e legjislacionit kombëtar në linjë me acquis-in e BE-së, dhe për politikat e zhvillimit të sektorit në një mënyrë gjithëpërfshirëse bazuar në fakte
- Dhënia e ndihmës për njësitë përkatëse në ministri për krijimin e treguesve të qartë të monitorimit për masat e politikave dhe për monitorimin e progresit drejt arritjes së objektivave, siç parashikohen në dokumentin strategjik përkatës.
Rezultatet e pritura
- Përmirësimi i aftësive të një administrate me staf të përshtatshëm dhe të riorganizuar
- Sigurimi i kapaciteteve administrative që duhen për të adoptuar, integruar dhe zbatuar acquis-in e BE-së dhe standardet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fushës fitosanitare, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe bazuar mbi fakte
- Rritja e ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe pjesëmarrja aktive e organizatave që lidhen me konsumatorin në zhvillimin politik dhe legjislativ
- Përmirësimi i sigurisë dhe cilësisë së tregut ushqimor si pasojë e rritjes së dukshme të rolit të konsumatorëve
- Krijimi i kuadrit institucional dhe ligjor të lidhur me acquis-in e BE-së për sigurinë ushqimore dhe veterinare dhe fitosanitare
- Zbatimi dhe monitorimi efikas i acquis-it të përshtatshëm të BE-së dhe masave politike të lidhura me standardet, pas konsultimeve me palët e interesit dhe me organizatat e shoqërisë civile
Llazar Korra
llazar.korra@eeas.europa.eu