Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës

Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës

Vlera e projektit 1,495,200.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Bashkia
Partnerët implementues

Egnatia Odos S.A.

Kontributi i EU-së
1,495,200.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Nëntor 2018 - Nëntor 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i kushteve të transportit përreth Vlorës, i cili është një qytet i madh turistik, si edhe në zonën më të gjerë bregdetare, e lidhur drejtpërsëdrejti me tregtinë dhe turizmin.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt mbikëqyr punimet e ndërtimit të bypass-it të Vlorës. Punimet e ndërtimit janë financuar nga Bashkimi Evropian (EU), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB) përmes një kontrate të vetme të punimeve të tenderuara të kontraktuara dhe menaxhuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Bypass-i i Vlorës ndodhet në jug-lindje të Shqipërisë dhe do të përfshijë rrugën bregdetare nga Vlora drejt jugut të Shqipërisë deri edhe përmes fshatrave bregdetarë poshtë për në Sarandë.

Aktivitetet

• Administrimi i kontratës dhe krijimi i procedurave
• Rishikimi dhe miratimi i hartimit të punës
• Mbikëqyrja e përditshme e punimeve të ndërtimit
• Kontrolli i cilësisë dhe testet e performancës
• Inspektime të ndërmjetme dhe përfundimtare

Rezultatet e pritura

Rruga e ardhshme do të ketë një gjatësi prej 29 km, duke filluar nga rrethrrotullimi në fund të karrexhatës së dyfishtë Levan-Vlorë dhe duke përfunduar me rrethrrotullimin që lidh bypass-in me rrugën Orikum – Himarë.

EUD pika e kontaktit

Ardian METAJ
Ardian.METAJ@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 401-331