Forcimi i Kapacitetit kombëtar për mbrojtjen e natyrës – përgatitja e rrjetit Natura 2000
- Ministria e Punëve të jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar
- Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës
- Shoqëria Botanike Italiane
- Ministria e Mjedisit të Shqipërisë
Shkurt 2015 - Maj 2019
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i dyfishtë i projektit është:
- Zbatimi i të paktën pesë Planeve të Menaxhimit për numrin e madh të zonave të mbrojtura
- Përgatitja e një liste paraprake me vendet e Natura 2000, duke patur parasysh dorëzimin e tyre në ardhmen drejt Komisionit Evropian nga autoritetet kompetente shqiptare, të cilat kontribuojnë në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor të vendit me legjislacioni e acquis të BE-së për mjedisin.
Përmbledhja e Projektit
Projekti NaturAL synon të ndalë humbjen e biodiversitetit në Shqipëri përmes një menaxhimi të përmirësuar të zonave të mbrojtura dhe vendosjes së bazës për zbatimin në të ardhmen të rrjetit Evropian Natura 2000. Zonat e mbrojtura janë guri i themelit të ruajtjes së natyrës dhe shpesh janë mënyra më e besueshme për ruajtjen e diversitetit të ekosistemit. Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura nga 5.2% të territorit të vendit në vitin 2005 në 16% në vitin 2014. Pavarësisht këtij progresi të jashtëzakonshëm, investimet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitete teknike të stafit, kanë qenë të papërshtatshme.
Aktivitetet
- Përgatitja e Planit të Menaxhimit në të paktën pesë zona të mbrojtura, dhe një listë paraprake e vendeve të Natura 2000.
- Përgatitja e listës paraprake të vendeve të Natura 2000 duke patur parasysh dorëzimin e saj te Komisioni Evropian nga autoritetet shqiptare, të cilat kontribuojnë kështu në përafrimin e kuadrit rregullator të vendit me acquis e BE-së për
- Zhvillimi dhe krijimi i një programi gjithëpërfshirës për rritjen e kapaciteteve për stafin e zonave të mbrojtura.
- Realizimi i veprimeve specifike lidhur me infrastrukturën, pajisjet, ruajtjen e habitatit dhe specieve prioritare, dhe monitorimi i biodiversitetit.
- Trajnimi dhe asistimi i drejtuesve të zonave të mbrojtura në zhvillimin e projekt propozimeve për financimet e ardhshme nën programet e BE-së.
- Informimi, komunikimi dhe edukimi i të rinjve, vizitorëve të zonave të mbrojtura, komuniteteve lokale, menaxherëve të burimeve natyrore dhe të gjithë të interesuarve mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës në Shqipëri dhe roli i tyre në zonat e mbrojtura.
Fokusi është përqendruar në pesë zona të mbrojtura:
Rezervati Natyror i Menaxhuar i Liqenit të Shkodrës;
Rezervati Natyror i Menaxhuar Korab-Koritnik;
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta;
Parku Kombëtar i Malit të Tomorit; dhe
Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
Krahas tyre, veprime të kufizuara janë ndërmarrë në:
Lumin Buna – Peizazhin e Mbrojtur të Velipojës;
Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit;
Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanica;
Peizazhin e Mbrojtur Vjosa-Narta; dhe
Parkun Kombëtar të Llogarasë
Rezultatet e pritura
- Një vlerësim i gjendjes aktuale të të gjitha zonave të mbrojtura dhe sistemit të zonave të mbrojtura në vend, dhe rekomandime për autoritetet se si ta përmirësojnë rrjetin.
- Veprimtari kyçe të ruajtjes tregohen në Planet e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura; kjo do të përfshijë mbështetjen ndaj kuadrit qeverisës, forcimit të ligjit dhe rritjen e kapaciteteve të administratave përkatëse në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe rritjen e angazhimit dhe ndërgjegjësimit publik.
- Bazat e të dhënave tabelore dhe hapësinore rreth ruajtjes së vlerave, specieve dhe habitateve për Zonat e Mbrojtura të përzgjedhura (duke përfshirë hartat e habitateve për secilën zonë); listën paraprake të vendeve të Natura 2000 për Shqipërinë; dosjet standarde të Natura 2000 duke patur parasysh dorëzimin e tyre në Komisionin Evropian
- Kanale komunikimi për të reklamuar rrjetin Natura 2000 dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth çështjeve të biodiversitetit në përgjithësi dhe të rrjetit në veçanti
- Projekt propozimet duke patur parasysh aksesin e Shqipërisë në të ardhmen ndaj instrumenteve financiarë të BE-së në mbështetje të ruajtjes së natyrës si programet LIFE+ ose LEADER.
Edvin Pacara
edvin.pacara@eeas.europa.eu