Forcimi i Shoqërisë civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri

Forcimi i Shoqërisë civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri

Vlera e projektit 398,992.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)

Kontributi i EU-së
398,992.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2018 - Korrik 2020

Objektivi i Përgjithshëm

  • Mbështetja e kapaciteteve të shoqërisë civile për të advokuar qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në zbatimin e të drejtave të fëmijëve
  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve dhe rolit të tyre në mbrojtjen e fëmijëve dhe forcimin e familjes
  • Fuqizimi i OSHC-ve aktive për të drejtat e fëmijëve për të qenë nxitës të ndryshimit përmes zhvillimit dhe advokimit të modeleve/praktikave të mira të mbrojtjes së fëmijëve dhe forcimit të familjes

Përmbledhja e Projektit

Projekti përfshin një sërë ndërhyrjesh të cilat do të kontribuojnë në sigurimin e pjesëmarrjes aktive dhe forcimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Këto veprime do të zhvillohen në shtatë bashki: Elbasan, Fier, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Tiranë dhe Vlorë.

Krahas ndryshimeve legjislative, Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale (2015-2020) dhe të Drejtat e Fëmijëve (2017-2020) parashikojnë monitorimin e masave, shërbimeve dhe strukturave si shtylla qendrore. Shoqëria Civile do të jetë e dobishme për:

  • Procesi i monitorimit
  • Pjesëmarrja në vazhdim e publikut në konsultimet publike
  • Sigurimi i qeverisjes së mire dhe llogaridhënies përmes angazhimit publik në zbatimin e sistemit të ri të mbrojtjes së fëmijëve

Aktivitetet

  • Hartimi i një programi për rritjen e kapacitetit mbi zhvillimin e organizimit të projektit
  • Pjesëmarrja e të paktën 25 OSHC-ve në programin e rritjes së kapaciteteve të zhvilluar në Tiranë dhe Vlorë
  • Hartimi i një programi tematik për rritjen e kapacitetit mbi zhvillimin e modeleve dhe praktikave më të mira për mbrojtjen e fëmijëve dhe forcimin e familjes
  • Pjesëmarrja e të paktën 25 OSHC-ve në programin e rritjes së kapaciteteve të zhvilluar në Tiranë dhe Vlorë
  • Hartimi dhe zbatimi i një skeme nën grandi (me dy raunde) për OSHC-të, i cili rezulton në të paktën 14 projekte të zbatuara në komunitet të zbatuara nga OSHC-ve në një periudhë 17 mujore
  • Krijimi i një rrjeti OSHC-sh dhe organizimi i 6 takimeve të rrjetëzuara
  • Zhvillimi i një kornize të Trajnimit të Trajnuesve dhe një Plani Veprimi, që kontribuojnë në krijimin e programit të Trajnimit të Trajnuesve në një program trajnimi rajonal
  • Instrumentet monitoruese janë krijuar dhe përdoren për të monitoruar zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor dhe kombëtar, dhe kontribuojnë në zhvillimin OSHC-ve dhe Planit advokues të Veprimit dhe iniciativave

Rezultatet e pritura

  • Veprimtaria aktive e OSHC-ve për të drejtat e fëmijëve ka rritur kapacitetet dhe rolin e tyre në mbrojtjen e fëmijëve dhe forcimin e familjes, përmes programeve të rritjes së kapaciteteve dhe asistencës teknike
  • Veprimtaria aktive e OSHC për të drejtat e fëmijëve është fuqizuar për u bërë nxitës të zhvillimit dhe advokimit të modeleve dhe praktikave të mira të mbrojtjes së fëmijëve dhe forcimit të familjes, përmes një skeme nën grandesh, rrjetëzimi, anëtarësimi në një  rrjet trajnuesish të OSHC, monitorimi dhe advokimi.
EUD pika e kontaktit

Erol Akdag
Erol.Akdag@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CTR 2017/ 394-906