Ndërmarrja Sociale – Ura Midis Sektorit Social dhe Biznesit Tradicional

Ndërmarrja Sociale – Ura Midis Sektorit Social dhe Biznesit Tradicional

Vlera e projektit 291,577.00 €
Statusi i projektit I Përfunduar
Partnerët implementues

• Qendra e Fondacionit për Sipërmarrjen dhe Zhvillimin Ekzekutiv – CEED Maqedonia e Veriut
• Shoqata për Hulumtim, Komunikime dhe Zhvillim “Public” – Shkup
• Qendra për Trajnimin e Femrave Rurale në Rrethin e Dibrës – Agritra Vizion
• Qendra për Sipërmarrje dhe Zhvillim Ekzekutiv – CEED Shqipëri

Kontributi i EU-së
247,840.82 €
Kohëzgjatja e Projektit
Nëntor 2017 - Nëntor 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Projekti synon të ngrejë kapacitetet e individëve për të filluar dhe menaxhuar ndërmarrjet sociale nëpërmjet trajnimit, mentorimit, udhëzimit, lehtësimit të mundësive për bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërsektorial dhe lehtësimit të aksesit në mundësitë financiare. Synon të kontribuojë në Ndërmarrjet Sociale aktuale në rajonin ndërkufitar përmes lehtësimit të kontakteve dhe partneritetit me kompanitë e sektorit tradicional të biznesit, duke mundësuar rritjen ndërmarrjeve sociale dhe xhiros së tyre.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të forcojë ndërmarrjet sociale dhe sipërmarrjen sociale në rajonet e synuara nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të reja sociale, ngritjes së kapaciteteve të tyre si dhe ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve sociale aktuale, duke mundësuar bashkëpunim biznesi me sektorin tradicional të biznesit si dhe lehtësim të aksesit për ndërmarrjet sociale në tregjet e reja dhe në mundësitë e financimit.

Aktivitetet

  • Ngritja e kapacitetit për pronarët e ndërmarrjeve sociale aktuale në rajonin ndërkufitar, individët të cilët duan të nisin ndërmarrje të reja sociale në rajon dhe kompanitë e sektorit tradicional të biznesit
  • Seancat e rrjetëzimit përbrenda eventeve
  • Zhvillimi i një studimi të politikave për rajonin ndërkufitar
  • Përhapja e përmbledhjes së politikave ndërmjet institucioneve përkatëse, politikëbërësve dhe publikut

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimi i kurrikulës dhe materialeve të trajnimit (ndërmarrjet e reja sociale, për ndërmarrjet sociale ekzistuese dhe për kompanitë e sektorit tradicional të biznesit)
  • Të paktën 80 pjesëmarrës do të ndjekin programin e trajnimit për ndërmarrjet e reja sociale të ndarë në 6 grupe
  • Zhvillimi i të paktën 60 planeve personale dhe mbajtja e 120 mbledhjeve të mentorimit
  • Të paktën 45 pjesëmarrës do të ndjekin programin e trajnimit për kompanitë e sektorit tradicional të biznesit, të ndarë në 4 grupe
  • Të paktën 80 pjesëmarrës ndjekin programet e trajnimit për ndërmarrjet sociale, të ndarë në 6 grupe
  • Përcjellja e një metodologjie hulumtimi
  • Publikimi i raportit kërkimor
  • Krijimi i të paktën 10 partneriteteve të reja ndërmjet kompanive të sektorit tradicional të biznesit dhe ndërmarrjeve sociale
  • Gjashtë ndërmarrje sociale/individë të shpërblyer me grante deri në 3000 EUR për zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre sociale
  • Të paktën 40 pjesëmarrës paraqesin idetë e tyre përpara një komisioni për shpërblimin me grante (në 4 evente)
EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi

Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 389-883