Projekti i Përmirësimit të Turizmit Inteligjent
- Metamorfoza, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Shkup
- Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – Tetovë
- Këshilli i rrethit të Elbasanit – Elba
Janar 2017 - Prill 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të promovojë sektorin vibrant turistik i cili përshtatet si me nevojat e tregut të brendshëm dhe me ato të tregut ndërkombëtar dhe kontribuon në përshpejtimin e rritjes dhe stimulimin e krijimit të vendeve të punës në rajonin e turizmit ndërkufitar të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Përmbledhja e Projektit
The project aims to benefit Small and Medium Enterprises (SMEs), government agencies at local and national level (relevant ministries, regional development centres, departments of tourism), tourism development and promotion agencies, tourism clusters, chambers of commerce, start-ups and citizens as potential individual entrepreneurs in the tourism sector as well as CSOs and the media.
Aktivitetet
- Krijimi i strategjive nëpërmjet konsultimeve të gjera dhe koordinimeve
- Ngritja e kapaciteteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për bizneset e reja dhe për sipërmarrësit individualë
- Rrjetëzimi dhe ndërkombëtarizimi i zinxhirëve të vlerave
- Mbështetja e projekteve konkrete fituese në mënyrë që të përdoren si shembuj për të rritur turizmin ndërkufitar
Rezultatet e pritura
- Rritja e kërkesës së turizmit në rajon nëpërmjet rritjes së ofrimit të aktiviteteve dhe materialeve online
- Rritja e ndërlidhjes midis turizmit dhe kulturës në rajonin ndërkufitar nëpërmjet krijimit të një rrjeti të Projektit të Përmirësimit të Turizmit Inteligjent të subjekteve publike dhe private të turizmit të informuar dhe të fuqizuar, organizatave të shoqërisë civile, pikave turistike dhe / ose dhomave të tregtisë
- Rritja e kapaciteteve të bizneseve turistike dhe sipërmarrësve individualë për të plotësuar nevojat e turistëve ndërkombëtarë dhe për të krijuar lidhje dhe partneritet me palët ndërkombëtare përkatëse
- Krijimi i markës së Projektit të Përmirësimit të Turizmit Inteligjent për të shtuar vlerën e ndërmarrjeve sociale të vogla dhe të mesme turistike, në rajonin ndërkufitar nëpërmjet sjelljes së përfitimeve të identitetit nga lidhja me Projektin e Përmirësimit të Turizmit Inteligjent, krijimi i besimit, respektimi dhe rritja e pritshmërive të cilësisë dhe integritetit.
- Krijimi i Platformës së Turizmit Ndërrajonal (iTOP)