Forca Punëtore e Aftë për Integrim Ekonomik
Axhensioni i Përkrahjes Punësimit Kosovë* (APPK)
Institucioni i Studimeve Ndërkombëtare (ISI)
* Ky përcaktim nuk cenon pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të UNSCR dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës
Mars 2018 - Shkurt 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivat e projektit janë nxitja e bashkëpunimit në zonën ndërkufitare dhe përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të punësimit dhe shërbimeve të trajnimit profesional në mënyrë që të arrihet punësimi i qëndrueshëm i kërkuesve të punës. Objektivat përfshijnë trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin e tyre socio-ekonomik në rajonin ndërkufitar.
Përmbledhja e Projektit
Projekti i Fuqisë Punëtore të Aftë për Integrim Ekonomik (SWEI) synon të arrijë një forcë të aftë pune mes të rinjve, bazuar në kërkesat e tregut të punës. Ai synon mundësi më të mira punësimi në rajonin ndërkufitar përmes përmirësimit të trajnimeve, ndërmjetësimit të vendeve të punës dhe bizneseve të reja.
Aktivitetet
- Zhvillimi i 3 standardeve të arsimit profesional për mbledhjen, kultivimin, procesimin dhe promovimin komercial të frutave të pyllit, bimëve mjekësore, ose edhe të dyjave, si dhe akreditimin e kualifikimeve të institucioneve përkatëse
- Organizimi i 2 trajnimeve (15 ditë pune secili) për të papunësuarit, për mbledhjen, kultivimin, procesimin dhe promovimin komercial të bimëve mjekësore
- Organizimi i 2 trajnimeve (15 ditë pune secili) për të papunësuarit, për mbledhjen, kultivimin, procesimin dhe promovimin komercial të frutave të pyllit
- Organizimi dhe zbatimi i 2 trajnimeve për të papunësuarit për hapjen e bizneseve të reja
- Ndërlidhja e përfituesve me Masat Aktive të Tregut të Punës në të dyja shtetet
- Rrjetëzimi i përfituesve të trajnuar me qendrat e mbledhjes në të dyja shtetet
- Seanca e informimit të përfituesve për mundësitë e skemave të granteve dhe mundësitë e punësimit
Rezultatet e pritura
- Standardet e arsimit profesional, kurrikulat dhe kualifikimet zhvillohen dhe aprovohen zyrtarisht nga institucionet përkatëse në dy shtetet
- Trajnimi i 80 punëkërkuesve për mbledhjen, kultivimin, përpunimin dhe promovimin e frutave të pyjeve dhe bimëve mjekësore
- Trajnimi i 40 punëkërkuesve për themelimin e biznesit
- Integrimi ekonomik i të paktën 60 përfituesve përmes ndërmjetësimit në punësim, bizneseve familjare dhe themelimit të biznesit
- Përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet biznesit në fushën e bujqësisë (në veçanti të produkteve pyjore dhe të bimëve mjekësore) në zonën ndërkufitare
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu