Kontratë e Reformës në Sektor për Luftën Kundër Korrupsionit në Shqipëri
Vlera e projektit
10,000,000.00 €
Statusi i projektit
Në vazhdim
Sektorët përfitues
Bashkia
Partnerët implementues
- Delegacioni i BE në Shqipëri
- Ministria e Drejtësisë
- Ministria e Financës dhe Ekonomisë
10,000,000.00 €
Janar 2017 - Dhjetor 2023
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i kësaj Kontrate të Reformës në Sektor për Luftën Kundër Korrupsionit është të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë të zbatojë Strategjinë ndërsektoriale Kundër Korrupsionit me synimin e krijimit të institucioneve Shqiptare transparente dhe me integritet të lartë të cilat gëzojnë besimin e qytetarëve dhe sigurojnë një shërbim cilësor dhe të pakorruptueshëm.
Përmbledhja e Projektit
Aktivitetet
- Dialog për politikat rreth kushteve dhe prioriteteve të reformës së qeverisë
- Transferimi i 8.3 miljonë EUR tek shteti përfitues në vitet fiskale 2017, 2018, 2019 kur lëvrimet të jenë të pritshme sipas treguesve 1.7 miljonë EUR do t’i dedikohen ndihmës komplementare
- Përpjekja e vazhdueshme për përforcimin e kapaciteteve institucionale të Qeverisë për të zbatuar reformën anti-korrupsion, përfshirë dhe institucionet dhe mandatet e reja që janë rezultat i ndryshimeve të kuadrit ligjor
- Vlerësimi i performancës
- Raportimi dhe zhvillimi i kapaciteteve
- Përmirësimi i koordinimit të donatorëve
- Forcimi i sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit për zbatimin e strategjë kundër korrupsionit
- Monitorimi i rregullt i kritereve të pranueshmërisë së mbështetjes së buxhetit
Rezultatet e pritura
- Parandalimi i përmirësuar i korrupsionit, sidomos nëpërmjet rritjes së transparencës dhe inspektimit të aktiviteteve të shtetit në zonat e prokurimit publik, trajtimi dhe përcjellja e raporteve mbi korrupsionin, dhe financimi i partive politike
- Përmirësimi i parandalimit të korrupsionit, sidomos përmes përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të hetimeve penale kundër korrupsionit; dhe rekord të mirë të çështjeve të hetuara të paraqitura në shërbimet e prokurorisë
- Ndërgjegjësimi i përmirësuar publik për korrupsionin, në veçanti rritja e intolerancës publike ndaj korrupsionit dhe përdorimi i mekanizmave të ankimimit për të raportuar korrupsionin
Numri i Referencës së Projektit
2017 / 394-586