Sektori i Reformës së Kontratës për Reformën e Administratës Publike

Sektori i Reformës së Kontratës për Reformën e Administratës Publike

Vlera e projektit 28,000,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Përfituesit
Sektorët përfitues
Partnerët implementues
  • Departamenti i Administratës Publike
  • Ministria e Financave
Kontributi i EU-së
28,000,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shtator 2016 - dhjetor 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i këtij programi është të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efektshmërisë së administratës publike, me qëllim krijimin e një baze të qëndrueshme për implementimin e acquis së BE-së.

Përmbledhja e Projektit

Aktivitetet

  • Një transfertë prej 27 milion eurosh në vendin përfitues në vitet fiskale 2016, 2017, 2019 dhe 2020
  • Mbështetja plotësuese për të forcuar kapacitetin e 61 njësive të qeverisjes vendore në zbatimin e reformës
  • Dialog politik dhe i politikave me Qeverinë e Shqipërisë në fushën e reformës së administratës publike
  • Përpjekje e vazhdueshme për të forcuar kapacitetet institucionale të Qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar RAP-in
  • Koordinimi i donatorëve në funksion të përafrimit të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor dhe çlirimit të qeverisë nga detyrat e shumta të raportimit
  • Monitorimi i vazhdueshëm i kritereve të pranueshmërisë së mbështetjes buxhetore

Rezultatet e pritura

  • Planifikimi strategjik dhe hartimi i politikave për Reformën e Administratës Publike (RAP) me programin buxhetor afatmesëm të Qeverisë
  • Hartimi i politikave gjithëpërfshirëse, pjesëmarrëse dhe bazuar në evidenca, dhe zhvillimi legjislativ në fushën e RAP-it.
  • Zbatimi i efektshëm dhe efikas i legjislacionit për shërbimin civil dhe menaxhimi i burimeve njerëzore në përputhje të plotë me ligjin
  • Përmirësimi i shërbime publike, të mundësuara në një nivel më të lartë automatizimi
  • Rritja e përgjegjshmërisë në administratën publike
  • Përmirësimi në kuadër të menaxhimit strategjik dhe sistemit të monitorimit të performancës për RAP-in, dhe burime të qëndrueshme financiare për zbatimin e Strategjisë së RAP-it.
  • Rritje e dukshmërisë së zbatimit dhe rezultateve të Strategjisë së RAP-it
EUD pika e kontaktit

Stefano Cominelli
Stefano.COMINELLI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2016/ 379075