Vëzhgimi Rural – Përmirësimi i Rolit të OShC-ve në Mbështetjen e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë së Autoriteteve Publike dhe Biznesit në Zonat Rurale

Vëzhgimi Rural – Përmirësimi i Rolit të OShC-ve në Mbështetjen e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë së Autoriteteve Publike dhe Biznesit në Zonat Rurale

Vlera e projektit 184,434.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Partnerët implementues

Partnerët Ekologjik për Zhvillim të Qëndrueshëm

Kontributi i EU-së
184,434.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Prill 2018 - Nëntor 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Ky projekt ka tre objektiva të përgjithshme kryesore:

  • Performancë e përmirësuar mjedisore e  EEI-ve në zonat rurale shqiptare
  • Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike dhe bizneseve në lidhje me EEI-të në zonat rurale
  • Komunitete rurale (gra dhe burra) më të informuar dhe të fuqizuar për të monitoruar dhe kontrolluar industrinë e energjisë dhe nxjerrjes në zonat rurale

Përmbledhja e Projektit

Projekti trajton disa nga çështjet më të ngutshme të zhvillimit rural në Shqipëri në lidhje me cilësinë e jetës dhe standardet për një mjedis të pastër dhe të sigurt. Rritja e presionit dhe intensiteti i zhvillimit ekonomik në zonat e synuara të projektit përmes Energjisë dhe Industrisë Nxjerrëse (EEI) (konkretisht në Bulqizë – industrinë e kromit; Bulqizë – hidroenergji në lumin Mat; Prrenjas / Librazhd – hidroenergji në lumin Shkumbin në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë ; Fier / Patos – nxjerrja e naftës në Patos Marinez; Selenicë – hidroenergji në degën Shushicës në lumin Vjosa) sjell më shumë se kurrë nevojë për organizata të forta të shoqërisë civile (OSHC) në terren të cilat janë në gjendje të mbajnë përgjegjës autoritetet publike dhe bizneset e përshtatshme, kur bëhet fjalë për standardet dhe rregulloret mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë.

 

Aktivitetet

  • Analizë dhe hartëzim i kapaciteteve, nevojave dhe mundësive të OShC-ve (duke u fokusuar tek ata në zonat rurale) për monitorimin dhe kontrollin e EEI-ve duke përdorur mjete ligjore dhe mediatike
  • Zhvillimi dhe organizimi i programeve trajnuese për monitorimin dhe kontrollin e EEI-ve për aktivistët e OShC-ve, avokatët e interesit publik dhe gazetarët
  • Krijimi i një grupi ekspertësh të OShC-ve, avokatësh të interesit publik dhe gazetarësh për monitorimin dhe kontrollin e EEI-ve
  • Dy forume publike mbi aplikimin e rregullave dhe standardeve të qëndrueshmërisë të BE-së dhe globale në kontekstin vendor (p.sh. në miniera dhe hidrocentrale)
  • Përgatitja dhe zbatimi i platformës mediatike të Vëzhgimit Rural dhe aktivitetet e komunikimit në terren
  • Dy veprime të vizibilitetit, postera, programe televizive, reklamë televizive
  • Organizimi i konferencës përfundimtare për të promovuar rastet më të mira të bashkëpunimit me OShC-të dhe industrinë dhe autoritetet publike përkatëse
  • Përzgjedhja e rajoneve pilote ku ka biznese të EEI-ve me praktikat e pa pajtueshmëri dhe identifikim të palëve të interesuara për secilën zonë
  • Ndihmesa e OShC-ve në procesin e monitorimit të 5 industrive nxjerrëse dhe energjetike për një transparencë dhe përgjegjshmëri më të mirë të EEI-ve (bazuar në raportet e tyre të monitorimit mjedisor dhe informacioneve të tjera)
  • Mbështetje ligjore e ofruar OShC-ve / komunitetit

Rezultatet e pritura

  • Shtimi i kapaciteteve të 60 përfaqësuesve të OShC-ve dhe 6 përfaqësuesve të mediave për të vepruar si roje dhe të zbatojnë standardet e monitorimit, promovimit e transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike dhe bizneseve të përfshira në përdorimin e burimeve natyrore në sektorët e industrisë së energjisë dhe nxjerrëse
  • Rreth 400 aktorë të tjerë nga pikat e nxehta të industrisë nxjerrëse dhe energjetike të përfshira dhe aktivë në bashkëpunim
  • 12 komunitete rurale janë më të informuara dhe të fuqizuara për të monitoruar dhe kontrolluar EEI-të në zonat rurale përmes platformës së Vëzhgimit Rural dhe qasjes së OSHC-ve
  • 10 artikuj të botuar në platformën e Vëzhgimit Rural dhe në media kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një publikim mbi rezultatet e projektit
  • Monitorim i shtuar i 5 projekteve të synuara nxjerrëse dhe energjetike industriale në Shqipëri të bëra përmes veprimeve të monitorimit të OSHC-ve dhe mediave
  • Përmirësimet e propozuara nga OSHC-të dhe media në përgjigje të performancës së biznesit të EEI-ve dhe autoriteteve publike në lidhje me politikat ose teknologjitë lidhur me standardet e qëndrueshmërisë
  • Drejtësia mjedisore përmes shërbimeve ligjore të ofruara për grupet e interesit të prekur nga keqpërdorimi i burimeve natyrore në industrinë nxjerrëse dhe energjetike
  • Mbështetje e përmirësuar ligjore për akses në informacion, akses në konsultime për çështje mjedisore gjatë procedurave administrative dhe akses në drejtësi për OShC-të vendase dhe komunitetet në zonat e synuara
  • Mbështetje ligjore për OShC-të dhe komunitetet vendase të disponueshme
EUD pika e kontaktit

Edvin Pacara

Edvin.PACARA@eeas.europa.eu