Menaxhimi i basenit të lumit dhe Transparenca
Vlera e projektit
265,723.00 €
Statusi i projektit
Në vazhdim
Sektorët
Përfituesit
Albanian Citizens and citizens in trans boundary catchments areas, Albanian Public and business sector, CSOs and stakeholders, Grupet Vullnetare, OSHC-të dhe palët e interesit, Publiku Shqiptar dhe sektori i biznesit, Qytetarët shqiptar dhe qytetarët e zonave ndërkufitare ujëmbledhëse, Voluntary groups
Sektorët përfitues
Partnerët implementues
- Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim – Shqipëri
- Instituti për kërkime në inxhinierinë civile mjedisore – Maqedonia e Veriut
265,723.00 €
15 prill 2018 - 15 tetor 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm është forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për përfshirjen në procesin e zhvillimit të planit për Menaxhimin e Basenit të Lumit (MBL) në Shqipëri dhe kontributi për mbështetjen e planit të MBL-së.
Përmbledhja e Projektit
Aktivitetet
- Zhvillimi i faqes së internetit
- Vlerësimi dhe hartëzimi fillestar i palëve të interesit
- Zhvillimi, shpërndarja dhe analiza e pyetësorit rreth përfshirjes në projekt
- Katër tryeza të rrumbullakëta diskutimesh rajonale
- Krijimi i një Grupi Pune
- Takimi me përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Mjedisit, Pyjeve dhe ujit si edhe me përfaqësuesit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Një workshop me përfaqësues nga sektori privat që preken më shumë nga procesi i planifikimit të MBL-së
- Zhvillimi i instrumenteve për mbështetjen e procesit të konsultimit në planifikimin e MBL-së
- Takime kokë më kokë me palët e interesit
- Zhvillimi i Manualit për Pjesëmarrjen e Publikut dhe për Teknikat e Pjesëmarrjes
- Promovimi dhe shpërndarja e Manualit për Pjesëmarrje Publike dhe Teknikat e Pjesëmarrjes
- Përgatitja e modulit të trajnimit dhe trajnimit në terren
- Organizimi i një Shkolle Verore
- Zhvillimi i direktivave për dorëzimin e propozimeve për projektet e financuara me disa nën – grande
- Promovimi i Thirrjeve për aplikime për nën grande
- Vendosja e një enti të jashtëm vlerësimi – Komisioni i Vlerësimit të Projektit
- Organizimi i eventeve informuese – Dita e Informimit
- Vlerësimi i aplikimeve të marra
- Negociatat me grandmarrësit
- Zhvillimi i një strategjie komunikimi dhe i një plan raporti me grandmarrësit
- Monitorimi dhe vlerësimi pas përfundimit i projekteve të financuara me nën grande
- Përgatitja dhe shpërndarja e doracakut të projektit
Rezultatet e pritura
- Forcimi i kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për t’i bërë ato palë të rëndësishme interesi që të jenë në gjendje të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes dhe në rezultatet e planit për MBL-në.
- Punë më e madhe advokuese e OSHC-së si edhe një nivel më i lartë angazhimi nga ana e OSHC-së në procesin e zhvillimit, përditësimit dhe zbatimit të planeve për MBL-në
- Rritjen e ndërgjegjësimit publik në lidhje me çështjet kryesore që ndikojnë në mjedisin ujor
EUD pika e kontaktit
Edvin Pacara
Edvin.PACARA@eeas.europa.eu