Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)
- UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara)
- Bashkitë Partnere
Shkurt 2017 - Janar 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të forcojë partneritetet midis qeverive vendore dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke zgjeruar modelin e suksesshëm të financimit transparent dhe të bazuar në projekte të shoqatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) nga buxhetet e qeverisë vendore. Kjo do të kontribuojë për angazhimin qytetar në vendimmarrje dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve vendore. Projekti gjithashtu synon të forcojë demokracitë me pjesëmarrje dhe procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE duke e fuqizuar shoqërinë civile që të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe duke stimuluar një mjedis ligjor dhe financiar mundësues për pjesëmarrjen e shoqërinë civile.
Përmbledhja e Projektit
Aktivitetet
- Krijimi i strukturave të projektit
- Promovim dhe rritje ndërgjegjësimi
- Përzgjedhje e qeverive vendore partnere në shtetet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor
- Kryerja e vlerësimit të mekanizmave ekzistuese të shtetit për lëvrimin e fondeve publike për OSHC-të dhe ofrimi i rekomandimeve specifike për përmirësim duke u nisur nga përvojat dhe mësimet e marra (nga pikëpamja e modelit kryesor të Bosnjës dhe Hercegovinës)
- Kryerja e vlerësimit të mekanizmave(të buxhetit) ekzistuese për lëvrimin e fondeve për OSHC-të në secilën qeveri vendore të përzgjedhur
- Formimin e një strukture metodologjike dhe monitoruese për financimin e OSHC-ve nga buxhetet e qeverive vendore
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe familjarizimi i drejtuesve dhe stafit të qeverive vendore si dhe OSHC-ve me metodologjinë e lëvrimit të fondeve për OSHC-të
- Ngritja e një mekanizmi i cili përputhet me ligjet e shtetit (p.sh. linjat specifike të buxhetit të bashkive) për të financuar aktivitetet e OSHC-ve brenda secilës qeverie vendore pjesëmarrëse
- Planifikimi i skemave të përshtatura të granteve për OSHC-të në secilën qeveri vendore të synuar
- Nisja e thirrjeve publike për propozimet e OSHC-ve
- Përzgjedhja dhe kontraktimi i OSHC-ve
- Zhvillimi i kapaciteteve dhe trajnimi për menaxhimin e ciklit të projektit për stafin e qeverive vendore brenda bashkive të synuara
- Zhvillimi i kapaciteteve për OSHC-të
- Monitorimi i zbatimit të projektit përmes skuadrave të kombinuara të monitorimit
- Promovimi brenda shtetit i metodologjisë për lëvrimin e fondeve publike për OSHC-të si dhe promovimi i praktikave të suksesshme në secilin shtet pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor
- Shkëmbimi i përvojave, ideve dhe praktikave të mira midis shteteve, përfshirë dhe nëpërmjet udhëtimeve studimore
- Rrjetëzimi tematik midis shteteve
- Krijimi i një platforme ndërvepruese në rrjet, e cila lehtëson ndarjen e njohurive virtuale, advokimin dhe komunikimin
- Dizenjimi i produkteve dhe instrumenteve për njohuri për të forcuar demokracinë pjesëmarrëse dhe ofrimin e shërbimeve publike
- Rritja e transparencës së qeverive vendore përmes krijimit të forumeve qytetare, përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për qytetarët dhe përmirësimit të kapaciteteve të këshillave bashkiake (në mënyre specifike për Bosnje Hercegovinën)
- Kryerja e një studimi për të identifikuar standardet e ofrimit të shërbimeve shoqërore nga OSHC-të (në mënyrë specifike për Bosnje Hercegovinën)
Rezultatet e pritura
- Qeveritë vendore dhe OSHC-të kanë një perceptim bazik të modelit gjithëpërfshirës dhe transparent për financimin e OSHC-ve nga buxhetet e bashkive
- Modeli i financimit transparent dhe të bazuar në projekt të OSHC-ve nga qeveritë vendore paraqitet dhe institucionalizohet në të gjitha qeveritë vendore pjesëmarrëse dhe rrjedhimisht promovohet dhe merret si bazë në gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor
- Shërbimet e ofruara nga organizatat e shoqërisë civile adresojnë nevojat e komuniteteve vendore në shtetet e Ballkanit Perëndimor
- Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe qeverive vendore për të zbatuar skemat e granteve nga bashkitë dhe për të ofruar projekte me cilësi të mirë
- Rrjetëzimi dhe dialogu i përmirësuar rajonal ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverive vendore në shtetet e Ballkanit Perëndimor mundësojnë shtimin e praktikave të mira
- Diversifikimi i dialogut dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet qeverive vendore dhe OSHC-ve (në mënyrë specifike për Bosnje Hercegovinën)