Ruajtja e Peizazheve Kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi

Ruajtja e Peizazheve Kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi

Vlera e projektit 406,878.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues
  • Muzeu Polimje në Mal të Zi
  • Agjencia e Zhvillimit Rajonal në Bjelasica, Komovi dhe Prokletije
  • Këshilli i Qarkut Shkodër
  • Zhvillimi i Europartnerëve (EuroPartners Development)
Kontributi i EU-së
345,846.30 €
Kohëzgjatja e Projektit
Prill 2018 - Prill 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Projekti ka në fokus përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit përmes valorizimit ekonomik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të kontribuojë në ruajtjen e arkitekturës tradicionale si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në zonën ndërkufitare.

Aktivitetet

  • Kryerja e një studimi mbi arkitekturën tradicionale në zonën ndërkufitare
  • Projektimi i ndërtesave të reja në funksion të publikut, duke u bazuar në arkitekturën tradicionale
  • Ruajtja e peizazhit kulturor të 4 komuniteteve rurale dhe rehabilitimi i mullinjve me ujë/puseve
  • Krijimi i një rruge kulture, e cila përfshin të paktën 10 ndërtesa tradicionale
  • Ngritja e muzeve etnografikë në të paktën dy komunitete rurale
  • Organizimi i ekspozitave lidhur me përdorimin e stileve tradicionale arkitekturore në ndërtesat moderne, në të paktën 6 qytete në zonën ndërkufitare

Rezultatet e pritura

  • Ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i trashëgimisë kulturore për qëllime turistike
  • Lehtësimi i aksesit në kulturën vendore për turistët dhe vendasit
  • Rritja e njohjes dhe ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore në zonën ndërkufitare
EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi

Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CFCU/MNE/051