Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit– PACT

Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit– PACT

Vlera e projektit 662,625.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Partnerët implementues

Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)

Qendra Vepro për Shoqërinë

Kontributi i EU-së
622,625.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2016 – Mars 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Forcimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e qeverisjes së mirë dhe luftës ndaj korrupsionit në nivel vendor në Shqipëri, si edhe dhënia e kontributit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në nivel vendor në Shqipëri.

Përmbledhja e Projektit

Ndërhyrjet e PACT-it u fokusuan në:

  • Zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve për aktorët e shoqërisë civile në zonën e synuar
  • Mbështetjen e nismave të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) që promovojnë qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit në nivel vendor në bashkitë e Shqipërisë Veriore
  • Publikimin e Platformës online Kundër Korrupsionit e cila shërben për shpërndarjen dhe përfitimin kombëtar të përpjekjeve vendore të mbështetura nga fondi i PACT-it.

Aktivitetet

  • Organizimi i katër raundeve të workshop-eve rajonale (gjithsej 14 workshop-e) mbi qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin për 248 përfaqësues të OSHC-ve, me synim rritjen e kapaciteteve të aktorëve të shoqërisë civile për të hartuar dhe zbatuar nisma në këto fusha
  • Organizimi i 3 workshop-e mbi zhvillimin e projektit për 70 përfaqësues të OSHC-ve, me synim rritjen e kapaciteteve të aplikantëve të mundshëm për nën-grante për të hartuar dhe zhvilluar propozime cilësore dhe të financueshme
  • Organizimi i 1 trajnimi mbi gazetarinë investigative për 15 përfaqësues të mediave vendase dhe 1 trajnim mbi angazhimin dhe aktivizimin e të rinjve për 15 përfaqësues të të rinjve
  • Organizimi i 1 Trajnimi të Trajnuesve mbi qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin për 17 trajnues vendas
  • Ofrimi i ndihmës teknike e individualizuar për 59 OSHC, veçanërisht nën-grantmarrësit, për menaxhimin organizativ dhe të projektit, advokimin dhe planifikimin strategjik
  • Administrimi e tre raundeve të nën-granteve me 43 kontrata të akorduara në total në kuadrin e komponentit të nën-granteve,
  • Përfundimi me sukses i nismave të 42 nën-grantmarrësve dhe arritjen e objektivave edhe te grupet e synuara
  • Mbajtja e 6 takimeve të shkëmbimit të përvojave ndërmjet nën-grantmarrësve gjatë zbatimit të projektit; botimi i një Doracaku të Praktikave të Mira që përmban informacione mbi projektet e tyre dhe projektet e nën-grantmarrësve të CIVILSC-së në 2018
  • Krijimi në Mars 2017 i Forumeve Rajonale për Qeverisje të Mirë dhe Anti-Korrupsion dhe mbështetën e tyre gjatë gjithë zbatimit të projektit; çdo forum rajonal u takua të paktën 4 herë deri në janar 2019. 107 OSHC kanë marrë pjesë në këto takime.
  • Zbatimi i 4 nismave vendore për advokim (një nga secili forum rajonal) gjatë vitit 2018. Nismat u fokusuan në Aksesin në Shërbimet Shëndetësore (Lezhë); Zbatimin e Ligjit Anti-duhan (Kukës); Mbështetjen për Fermerët Vendas për të marrë fonde nga skemat e qeverisë, duke përfshirë IPARD (Shkodër); Themelimin e një fondi mbështetës të OSHC-ve në secilën bashki të rajonit të Dibrës (Dibër)
  • Publikimi në Tetor 2017 i një Platforme Online për Qeverisje të Mirë dhe Anti-Korrupsion . Aplikacionet e celularit (Android dhe Apple) ishin funksionale që nga Marsi 2018.

Rezultatet e pritura

  • OSHC-të kanë rritur kapacitetin e tyre në menaxhimin organizativ, zhvillimin e projekteve, advokimin dhe lobimin, dhe në të vepruarit drejt një qeverisjeje të mirë dhe çështjeve antikorrupsion
  • OSHC-të kanë advokuar me sukses për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion, duke përfshirë përmirësime në legjislacionin aktual dhe zbatimin e tij veçanërisht në nivelin vendor
  • Nismat përkatëse dhe efikase të shoqërisë civile që promovojnë qeverisje të mirë dhe luftojnë korrupsionin në nivelin vendor janë zbatuar në mënyrë efikase përmes Fondit të PACT-it
  • Praktikat më të mira mbi qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin në nivel vendor kapitalizohen dhe shpërndahen në shkallë vendi
EUD pika e kontaktit

Annelies Vanwymelbeke
Annelies.VANWYMELBEKE@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CTR 2015/370-809