Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri
- Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Drejtuesi)
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (Partner)
- Lëvizja Evropiane në Shqipëri (Partner)
Janar 2019 - Dhjetor 2022
Objektivi i Përgjithshëm
Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të OSHC-ve për të qenë aktorë efikas, transparentë , të pavarur dhe të përgjegjshëm, si edhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi që është i favorshëm për pjesëmarrjen e shoqërisë civile, demokracinë me pjesëmarrje dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Përmbledhja e Projektit
Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel vendor, kombëtar, rajonal dhe përtej. Do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile(OSHC-ve) për të qenë aktorë më transparentë, efikas, të përgjegjshëm dhe të pavarur, si edhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërisë civile demokracinë me pjesëmarrje dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zyra Qendrore kryesore është në Tiranë dhe ka dy zyra të tjera rajonale në Shkodër dhe Vlorë, për të siguruar që aktivitetet dhe shërbimet e saj mbulojnë një territor të gjerë të vendit.
Aktivitetet
- Ofrimi i shërbimeve të Help Desk për OSHC-të
- Organizimi i eventeve në rrjet
- Akademia e OSHC-ve
- Organizimi i programeve të trajnimit në terren dhe në internet bazuar në vlerësimin e nevojave të OSHC-ve
- Organizimi i seancave informuese për OSHC-të, mbi procesin e pranimit në BE
- Përgatitja e Kodit të Sjelljes
- Organizimi i seancave të informimit me OSHC-të për nismën e Kodit të Sjelljes
- Organizimi i Workshop-eve për konsultime rajonale në lidhje me Kodin e Sjelljes
- Zbatimi i Kodit të Sjelljes
- Lëshimi i Matricës së Monitorimit për një Mjedisi Mundësues për OSHC-të në Shqipëri
- Përgatitja dhe zbatimi i nismave të advokimit për të krijuar një mjedis mundësues për OSHC-të
- Përgatitja e dokumenteve të politikave për rolin e OSHC-ve në procesin e negociatave të pranimit në BE dhe për tema të tjera specifike që i interesojnë sektorit të shoqërisë civile
- Organizimi i eventeve Njerëzit për Njerëzit mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian
- Ofrimi i asistencës teknike për rrjetet e OSHC-ve për të rritur rolin e tyre në marrjen e vendimeve dhe politikave
- Organizimi i takimeve për dialog midis Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe OSHC-ve
- Organizimi i konferencave kombëtare për të promovuar një mjedis mundësues për OSHC-të
Rezultatet e pritura
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe aksesit në informacionin e bazuar në hulumtime për çështjet kryesore për OSHC-ve
- Krijimi i një mjedisi mundësues për zhvillimin e OSHC-ve; rrjetëzimit tematik në nivel kombëtar dhe rajonal, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me mekanizma të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e OSHC-ve
- Forcimi i kapaciteteve dhe kompetencave të OSHC-ve në zhvillimin organizativ dhe menaxhimin e projekteve (me një fokus të veçantë në OSHC-të e krijuara rishtazi, vendase dhe të vogla)
- Përmirësimi i mjedisit mundësues për një rol dhe kontribut të shtuar të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE dhe proceseve të tjera kryesore të reformës në vend, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe të koordinuara për advokim; shtimi i dialogut mbi politikat midis OSHC-ve dhe qeverisë
- Përmirësimi i perceptimit publik të shoqërisë civile dhe besimit të palëve të interesuara për OSHC-të duke rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe vetëqeverisjen e tyre, bazuar në një standard të përbashkët të hartuar përmes një procesi të hapur dhe transparent të konsultimit.
Alessandro ANGIUS
Alessandro.angius@eeas.europa.eu