Kuzhina Lokale si Ofertë Turistike e Rajonit Ndërkufitar
• Agjencia e Zhvillimit Rajonal në Bjelasica, Komovi dhe Prokletije
• Organizata kombëtare e turizmit e Malit të Zi
• Eko-Partnerët për zhvillim të qëndrueshëm
• Bashkia Pukë
Prill 2018 - Prill 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të rrisë konkurrencën në sektorin e turizmit nëpërmjet përmes vlerësimit ekonomik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të përfshijë gastronominë lokale në ofertën e përgjithshme të turizmit në zonën ndërkufitare.
Aktivitetet
• Standardizimi i recetave të vjetra për përdorim në hotele dhe restorante lokalë (përfshirë ngritjen e kapaciteteve për restorantet dhe stafin e hoteleve)
• Zhvillimi i një manuali për kuzhinën lokale
• Brandimi i restoranteve lokalë që ofrojnë gatime tradicionale
• Zhvillimi i shtigjeve gastronomike
• Zhvillimi i një videoje promovuese në lidhje me kuzhinën lokale
Rezultatet e pritura
•Recetat tradicionale lokale përfshihen në ofertat e industrisë lokale të turizmit;
•Krijimi i shtigjeve gastronomike;
•Promovimi dhe marketingu i ofertës lokale gastronomike.
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu