Praktika Novatore për Mbrojtjen e Mjedisit, faza II
Qendra për Nismat Civile (QNC)
Organizata e Menaxhimit të Destinacionit (OMD)
Shoqata e Prodhuesve të Frutave Blagoj A.Kotlarovski Agrinas-ER
Nëntor 2017 - Nëntor 2019
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i projektit është stimulimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për mbrojtjen e mjedisit.
Përmbledhja e Projektit
Projekti synon rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për mbrojtjen e mjedisit, si dhe zvogëlimin e efekteve negative nga përdorimi i pesticideve dhe plehrave në mjedis.
Aktivitetet
- Trajnimi i fermerëve për përdorim praktik të fertigimit
- Pilotimi i përdorimit të fertigimit në dy zona specifike në rajonin ndërkufitar përmes sigurimit të nëngranteve për prodhuesit e interesuar të agrobiznesit
- Analiza studimore e efikasitetit të përdorimit të fertigimit për uljen e plehrave, dhe rrjedhimisht, reduktimin e lëndëve ushqyese, si fosfor dhe azot, në mjedis
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
- Përfshirja e sistemit të kompostimit si teknikë për reduktimin e plehrave
- Shkëmbimi i praktikave ndërkufitare në lidhje me sistemet e kompostimit
Rezultatet e pritura
- Ngritja e 2 laboratorëve agrokimikë
- Trajnimi i fermerëve mbi fertigimin
- Ngritja e një organizate të re të agroprodhuesve në Korçë
- Publikimi i analizës mbi efektet pozitive të fertigimit
- Zhvillimi i kopshteve dhe i patrullave ekologjike në 15 shkolla
- Mbështetja e agroprodhuesve në drejtim të përdorimit racional të pesticideve dhe të plehrave për zvogëlimin e efekteve negative në mjedis
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu