Ekosistemet Novatore në Zonën Ndërkufitare

Ekosistemet Novatore në Zonën Ndërkufitare

Vlera e projektit 389,028.69 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues
  • EuroPartners Development
  • Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit(AKKSHI)
  • Fondi për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë (FITD)
  • Qendra Kombëtare e Zhvillimit të Inovacionit dhe Mësimit Sipërmarrës (NCDIEL)
Kontributi i EU-së
330,674.38 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2018 - Prill 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Projekti synon të rrisë konkurrencën dhe tregtinë në zonën ndërkufitare, përmes lehtësimit të transferimit të teknologjive të njohurive ndërmjet startup-eve dhe NVM-ve.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt synon të krijojë një infrastrukturë mbështetëse  novatore për transferimin e teknologjive të njohurive të specializuara të startup-eve dhe NVM-ve në zonat ndërkufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Qëllimi kryesor i veprimit të propozuar është të vendosë brenda sistemit ekzistues arsimor dhe të biznesit, një ekosistem novator të NVM-ve dhe startup-eve.

Aktivitetet

  • Kërkim mbi potencialin e novacionit dhe mbi aplikimin e strategjive
  • Ngritja e platformës novatore ndërkufitare dhe ndërsektoriale
  • Lançimi i qendrave pilot brenda universiteteve
  • Ngritja e kapaciteteve për aktorët e novacionit
  • Promovimi i një ekosistemi novator midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimi i platformës ndërsektoriale për transferimin e njohurive të specializuara dhe teknologjive midis startup-eve dhe NVM-ve.
  • Rritja e kapaciteteve të aktorëve novatorë për të krijuar një ekosistem efektiv në zonën ndërkufitare me dy qendra novatore.
  • Shtimi i konkurrencës të startup-eve dhe NVM-ve në zonën ndërkufitare
EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 391-283