Mbështetja me Informacion dhe Komunikim për Delegacionin e BE-së në Shqipëri

Mbështetja me Informacion dhe Komunikim për Delegacionin e BE-së në Shqipëri

Vlera e projektit 1,500,000.00 €
Statusi i projektit I Përfunduar
Përfituesit
Partnerët implementues

Management and Development Associates

Kontributi i EU-së
1,500,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2018 - Janar 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të rrisë nivelin e informacionit dhe ndërgjegjësimin publik të popullsisë shqiptare për Bashkimin Evropian, politikat dhe programet e tij, për ndikimin e tyre në përditshmërinë e jetës së njerëzve, dhe për procesin e njohjes dhe anëtarësimit në BE.

Përmbledhja e Projektit

Projekti mundëson informacione për Bashkimin Evropian, institucionet dhe politikat e tij, lidhjen mes Shqipërisë dhe BE-së, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe implikimet e tij për vendin, duke synuar kështu qasjen e informacionit nga të gjithë qytetarët shqiptarë përmes një shumëllojshmërie aktivitetesh të tilla si seancat e informacionit, trajnimet, postet në mediat sociale, tryezat e rrumbullakëta, workshop-et, eventet kulturore dhe sportive etj.
Qasja e përgjithshme e Shtëpisë së Evropës është të rrisë nivelin e informacionit dhe ndërgjegjësimit publik për Bashkimin Evropian në Shqipëri, si dhe për procesin e pranimit të vendit, duke u siguruar që informacioni të jetë i kuptueshëm dhe t’i përgjigjet kërkesës së madhe për informacion, veçanërisht pasi vendi fitoi statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Aktivitetet

• Operimi dhe menaxhimi i Shtëpisë së Evropës në Tiranë
• Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit, duke përfshirë komunikimin online
• Mbështetje për të rritur komunikimin dhe dukshmërinë e asistencës së BE-së
• Hartimi dhe zbatimi i aksioneve kulturore diplomatike
• Mbështetje ndaj Tryezës së BE-së në bashki
• Hartimi dhe zbatimi i Javës së Evropës në Shqipëri
• Kryerja e kërkimit, analizës dhe rishikimit të mediave
• Marrëdhëniet me median
• Përgatitja dhe pritja e eventeve
• Zbatimi i fushatave dhe konkurseve për rritjen e ndërgjegjësimit
• Dhënia e informacionit për produktet
• Komunikimi online
• Prodhimi audio-vizual dhe ofrimi i shërbimeve fotografike

Rezultatet e pritura

• Nivel i lartë i vizibilitetit të BE-së, aktiviteteve dhe përkrahjes së tij në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet strategjive profesionale, efikase dhe të synuara të komunikimit
• Një informacion i saktë dhe interesant në lidhje me procesin e integrimit në BE u jepet qytetarëve dhe llojeve të ndryshme të grupeve të synuara, duke përfshirë por jo të kufizuar në media, institucione arsimore, organizata të shoqërisë civile, bashkësi biznesi, të rinj; duke nënvizuar përfitimet, kërkesat dhe sfidat e integrimit në BE
• Rritje e mbulimit në median e shkruar dhe elektronike të lajmeve të lidhura me BE-në, aktivitetet e Delegacionit të BE-së, Shtëpinë e Evropës, Tavolinat e BE-së në komuna dhe projekte të financuara nga BE dhe histori suksesi
• Menaxhimi i Shtëpisë së Evropës si një vend për diskutime kulturore, politike, sociale dhe ekonomike, ngjarje, ndërveprime midis ekspertëve, akademikëve, gazetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe të rinjve, duke përfshirë ndërgjegjësimin e shtuar për ekzistencën, aktivitetet dhe shërbimet e saj
• Zbatimi i strategjisë së diplomacisë kulturore të Delegacionit të BE-së për të rritur shkëmbimet kulturore midis Shqipërisë dhe BE-së
• Mbështetje e përforcuar për Tavolinat e BE-së në komuna në të gjithë vendin
• Fushata të koordinuara të komunikimit dhe informacionit dhe vizibilitet i zgjeruar për çështje dhe sektorë të mbështetur nga fondet e BE-së

EUD pika e kontaktit

Dasara Dizdari Zeneli
Dasara.ZENELI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2018/404-290