Rritja e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri

Rritja e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri

Vlera e projektit 362,484.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Bashkia
Partnerët implementues
  • World Vision Albania – Koordinator
  • Fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar (FSHDPAK)
  • Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK)
Kontributi i EU-së
362,484.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shkurt 2018 - Shkurt 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Rritja e efikasitetit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për të ndikuar në përfshirjen sociale të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në krijimin e një qasjeje shumëdimensionale për përfshirjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Përmbledhja e Projektit

Tre organizatat partnere janë angazhuar në rritjen e aksesit në shërbimet e specializuara dhe në qendrat komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK). Në katër bashkitë e synuara të Lezhës, Dibrës, Beratit dhe Korçës janë kryer një seri konsultimesh me personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kujdesen për ta. Ato shfaqën nevojën për t’i organizuar personat me aftësi të kufizuara në një aksion qytetar i cili ngre zërin për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke përdorur një partneritet më të gjerë me organizatat vendore dhe grupet komunitare, veçanërisht me grupet vullnetare të të rinjve.

Aksioni synon të forcojë rolin e shoqërisë civile në Shqipëri si një katalizator i ndryshimit, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe duke monitoruar dhe ndikuar në ligjvënie dhe vendimmarrje.

(Studimi i Prevalencës së aftësisë së kufizuar në vitin 2016 tregon se në bashkitë e synuara, përqindjet e familjeve të cilat kanë të paktën një fëmijë me aftësi të kufizuara janë: Berat 14.3%; Dibër 16.6%; Korçe 12.4% dhe Lezhe 21.6%.)

Aktivitetet

  • Vendosja në hartë e Personave me Aftësi të Kufizuara në nivel vendor, organizatave të shoqërisë civile, organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe vlerësimi i nevojave për ngritjen e kapaciteteve
  • Planifikimi dhe ofrimi i trajnimeve për zhvillimin organizativ, integrimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, monitorimin, krijimin e rrjeteve profesionale dhe lobimin.
  • Mobilizimi dhe trajnimi i vullnetarëve të rinj për të nisur me projektet e shërbimit në komunitet në përfitim të Personave me Aftësi të Kufizuara
  • Krijimi i një platforme të të nxënit nëpërmjet internetit për organizatat e shoqërisë civile, Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe për Personat me Aftësi të Kufizuara.
  • Zhvillimi i një instrumenti i cili monitoron indeksin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit me mbështetjen e ekspertëve të fushës
  • Ngritja e kapaciteteve të organizatave civile vendore për të administruar indeksin dhe për të monitoruar tetë fushat e veprimit të Planit Kombëtar të Veprimit
  • Kryerja e dy studimeve kërkimore me pjesëmarrje për të përgatitur bazën për raportet e monitorimit për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit
  • Organizimi i dhjetë veprimtarive publike (tetë në nivel vendor dhe dy në nivel kombëtar) për të publikuar gjetjet dhe rekomandimet e studimeve kërkimore me pjesëmarrje dhe të raporteve të monitorimit
  • Themelimi i katër rrjeteve vendore të cilat do të angazhohen me advokimin në nivel kombëtar
  • Zhvillimi i Planeve dy-vjeçare të Veprimit për katër grupet vendore bazuar në çështjet me përparësi të cilat janë identifikuar në raportin e monitorimit të zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit
  • Përfundimi i Memorandumeve të Mirëkuptimit midis grupeve vendore dhe bashkive për të institucionalizuar dialogun e integrimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara
  • Rrjetet vendore dhe Koalicioni Shqiptar Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi marrin pjesë në mbledhjet e konsultimeve për planifikimin dhe buxhetin vjetor (tre herë në vit)
  • Organizimi i vizitave të shkëmbimit për rrjetet vendore në mënyrë që të ndajnë përvojat me njëri tjetrin

Rezultatet e pritura

  • Kapacite të përforcuara të organizatave civile vepruese në kauzën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara (përfshirë edhe Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe personave që kujdesen për ta) për të advokuar mbi të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe pjesëmarrjen e tyre në monitorimin e politikave publike
  • Mekanizma të zbatuara dhe të përdorura në mënyrë efikase për monitorimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit në nivelet vendore dhe kombëtare
  • Zhvillimi, përforcimi dhe angazhimi aktiv i rrjeteve vendore të organizatave të shoqërisë civile në dialog me qeverinë vendore dhe qendrore për të kontribuar në forcimin e Planit Kombëtar të Veprimit
EUD pika e kontaktit

Alessandro ANGIUS
alessandro.angius@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2017 / 394-898