Kryqi i Gjelbër – Drejt Ekonomive të Gjelbra vendase më Investimet Inteligjente
- Fondacioni Ballkani i Gjelbër (aplikanti kryesor)
- Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetezim (Qendra EDEN) (bashkë-aplikant)
- Bashkia e Klinës (bashkë -aplikant)
- Bashkia e Hasit (bashkë -aplikant)
Janar 2020 - Maj 2023
Objektivi i Përgjithshëm
Dhënia e një kontributi të qëndrueshëm në rritjen ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e bashkive të përzgjedhura drejt ekonomisë së gjelbër përmes politikave të integruara, investimeve publike inteligjente dhe zhvillimit të kapacitetit.
Përmbledhja e Projektit
Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dëmtimi mjedisor vjen kryesisht për shkak se njësitë administrative nuk janë në gjendje të përmbushin funksionet dhe misionet e tyre si dhe të ushtrojnë kompetencat e tyre. Është provuar se kalimi i bashkive drejt një ekonomie të gjelbër është zgjidhja ndaj përdorimit efikas të burimeve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Bashkia e Hasit në Shqipëri dhe Bashkia e Klinës në Kosovë *, duke u bazuar në përvojën e tyre të mëparshme, do të integrojnë dhe do të aplikojnë parimet e ekonomisë së gjelbër në qeverisjen vendore dhe synojnë të bëhen pionierë të qëndrueshmërisë në zonën e tyre gjeografike.
* Ky shënim është bërë pa paragjykim ndaj pozicionit të statusit, dhe në linjë me UNSCR 1244/1999 dhe Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet
- Analizë e përbashkët dhe hartëzimi i palëve të interesit në rajonin ndërkufitar
- Zhvillimi i Planeve të Veprimit të Investimeve të Gjelbra Inteligjente për të inkorporuar përfitimet financiare dhe “planifikimin e gjelbër” në qeverisjen vendore
- Adoptimi i Planeve të Veprimit të Investimeve të Gjelbra Inteligjente nga Këshillat bashkiakë të qyteteve
- Instalimi i ndriçimit efikas LED në rrugë me sistemet inteligjent zbehjeje në hapësirat publike
- Instalimi i ndriçimit efikas LED në hapësirat e brendshme në institucionet me interes publik
- Instalimi i paneleve termale fotovoltaike dhe diellore në qendrat e kujdesit shëndetësor dhe në shkolla si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane
- Dokumentimi i investimeve, aktiviteteve arsimore dhe ndërgjegjësimit të popullsisë
- Monitorimi i performancës së investimeve të përfunduara në efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, duke llogaritur përfitimet ekonomike për çdo bashki
- Krijimi i skemave incentivuese për biznesin dhe sipërmarrjen e gjelbër vendase
- Buxhetim me pjesëmarrje dhe prezantimi i një projekti të ti ri të gjelbër inteligjent në linjën e buxhetit të qytetit e financuar nga fondet e gjeneruara nga kursimet e energjisë.
- Organizimi i kapacitetit ndërtues në sipërmarrjen dhe ekonominë e gjelbër
- Publikimi i manualeve me këshilla dhe udhëzime për të ndikuar në publikun e gjerë
- Organizimi i një vizite studimore për biznesin mikpritës në “Agave village” në Shqipëri i cili mbështetet 100% në burimet e rinovueshme
- Promovimi i bashkive të Hasit dhe të Klinës si pioniere të ekonomisë së gjelbër
- Vendosja e një bashkëpunimi me operatorët turistikë
- Vendosja e një platforme bashkëpunimi për zhvillimin e gjelbër në rajonin ndërkufitar
- Konferenca përfundimtare për të ndarë praktikat më të mira dhe mësimet e përftuara
- Komunikimi dhe vizibiliteti i rezultateve të projekteve
Rezultatet e pritura
- Adoptimin e Planeve të Veprimit të Investimeve të Gjelbra Inteligjente, përafruar me standardet e BE-së dhe të koordinuara për të ndarë të njëjtin vizion ndërkufitar
- Qytetarët e zonave urbane dhe rurale përfitojnë nga shërbimet e ndryshme publike si ofrimi i një elektriciteti të pastër në hapësirat publike dhe në institutet me interes publik për shkak të investimeve në energjinë e rinovueshme dhe në investimet efikase në energji
- Uljen e kostos së energjisë për bashkinë me të paktën 30%
- Investimet janë krijuar dhe zbatohen për të krijuar një skemë vetë financimi dhe incentivon bizneset vendase që të jenë të gjelbra dhe mbështet shumëfishimin e investimeve inteligjente; pra, ka nisur transformimi strukturor inteligjent i bashkive
- Rritjen e kapaciteteve të palëve të interesit në rajonin ndërkufitar për aplikimin e parimeve, praktikave dhe iniciativave të sipërmarrjes së gjelbër.
- Promovimin e bashkive të Hasit dhe Klinës si pioniere të ekonomisë së gjelbër dhe se kanë forcuar bashkëpunimin në rajonin ndërkufitar përmes një platforme për mbledhjen e fondeve, shumëfishimin dhe qëndrueshmërinë e veprimeve të gjelbra
Edvin PACARA
edvin.pacara@eeas.europa.eu