EU4Schools

EU4Schools

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i Përgjithshëm i projektit është mbështetja e qeverive kombëtare dhe vendore në reduktimin e humbjeve të mëtejshme sociale dhe ekonomike, dhe përshpejtimi i procesit të rimëkëmbjes përmes riparimit dhe rindërtimit të strukturave arsimore.

 

Përmbledhja e Projektit

Tërmeti me magnitudë 6.3, i cili goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, la pas 51 viktima dhe së paku 913 persona të plagosur. Njëmbëdhjetë bashki në tre prefektura (Tiranë, Durrës dhe Lezhë), me një popullsi të përbërë mesatarisht nga 1,185,286 banorë, kanë vuajtur në shkallë të ndryshme pasojat e tërmetit, ku  202,291 persona janë prekur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi. Sipas burimeve të qeverisë, rreth 17,090 banorë të prekur duhet të evakuonin shtëpitë e tyre. Për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, qeveria shpalli Gjendjen e Emergjencës Natyrore në të tre prefekturat e përmendura. Sipas zbulimeve të PDNA-së, efekti total i katastrofës në 11 bashkitë e prekura arrin shifrën e 985.1 milion EURO (121.21 miliard ALL). Pjesa më e madhe e dëmeve është regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), pasuar nga sektori prodhues (8.4%) dhe sektori i arsimit (7.5%).

 

Sipas PDNA-së , në 11 bashkitë e prekura, janë raportuar dëme në 321 institucione arsimore, duke përfshirë çerdhe, parashkollorë, shkolla fillore, shkolla të arsimit të mesëm, shkolla të arsimit dhe formimit profesional, shkolla të mesme dhe konvikte, të cilat përfaqësojnë 24% të të gjitha strukturave arsimore. Rreth 90% e institucioneve të dëmtuara janë publike. Bashkitë e Tiranës dhe të Durrësit kanë pjesën më të madhe të dëmeve, me 55% dhe 21% përkatësisht. Shkolla u dëmtuan edhe në bashkitë më të vogla si Vora, ku gjysma e të gjitha institucioneve u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht. Për më tepër, 60% e shkollave të shkatërruara dhe të dëmtuara ndodhen në zonat rurale. Përveç infrastrukturës, tërmeti gjithashtu dëmtoi edhe asetet fizike, si mobilie, laboratorë, pajisje të TKI-së, biblioteka, libra mësimorë, dhe materiale të tjera shkollore. Infrastruktura fizike e strukturave arsimore, veçanërisht në zonat rurale, nuk  përmbush rregulloret aktuale të sigurisë dhe aksesueshmërisë.

 

Projekti do të ofrojë asistencë të shpejtë për të ndihmuar me restaurimin e strukturave arsimore në 5 komunitetet vendore të prekura nga tërmeti i vitit 2019 (Krujë, Durrës), për të siguruar që nxënësit të humbasin sa më pak nga shkolla dhe orët mësimore, dhe për të mundësuar normalizimin gradual të jetës së popullsisë së prekur në ato bashki, me prioritet kryesor arsimin.

 

Projekti do të udhëhiqet nga nëntë parime të angazhimit të parashikuara në Deklaratën e Qëllimit me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve pas tërmetit, më 17 shkurt 2020 në Bruksel, që konsiston në: konsistencë, qartësi, pjesëmarrje, transparencë, llogaridhënie, barazi, efikasitet, reziliencë dhe qëndrueshmëri.

 

Për të siguruar konsistencë dhe qartësi, do të garantohet koordinimi me të gjitha ndërhyrjet kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe do të përcaktohen qartësisht marrëveshjet e  zbatimit, duke qartësuar për rrjedhojë rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë aktorëve të përfshirë.

 

Nga ana tjetër, në të gjitha fazat e projektit, do të zbatohet një qasje me pjesëmarrje, dhe parimi kryesor do të jetë transparenca.

Aktivitetet

Veprimtaritë kryesore që do të zbatohen përmes këtij projekti janë:

Veprimtaria 1.1: Vlerësimi teknik i strukturave arsimore dhe identifikimi i nevojave për ndërhyrje në infrastrukturë.

Veprimtaria 1.2: Kontraktimi i kompanive për përgatitjen e shërbimeve të projektimit teknik dhe mbikëqyrjes specifikisht për riparimin e 16 shkollave.

Veprimtaria 1.3: Kontraktimi i kompanive të ndërtimit dhe zbatimi i të gjitha punimeve civile të riparimit.

Veprimtaria 1.4:  Testimi dhe komisionimi i strukturave të riparuara

Veprimtaria 1.5: Dorëzimi formal i strukturave arsimore të riparuara

Veprimtaria 1.6: Përgatitja e specifikimeve teknike të mobilieve dhe pajisjeve bazë për strukturat e riparuara

Veprimtaria 1.7: Blerja dhe shpërndarja e mobilieve dhe pajisjeve bazë për çdo strukturë arsimore të riparuar

Veprimtaria 2.1:  Kontraktimi i kompanive për projektimin teknik të dhe mbikëqyrjen specifikisht për rindërtimin e 6 strukturave arsimore

Veprimtaria 2.2: Kontraktimi i kompanive të ndërtimit dhe zbatimi i punimeve civile për rindërtimin e strukturave arsimore

Veprimtaria 2.3:  Testimi dhe komisionimi i rindërtimit të strukturave arsimore

Veprimtaria 2.4: Dorëzimi zyrtar i strukturave arsimore të rindërtuara

Veprimtaria 2.5: Përgatitja e specifikimeve teknike për mobiliet dhe pajisjet për strukturat e rindërtuara

Veprimtaria 2.6: Blerja dhe shpërndarja e mobilieve dhe pajisjeve bazë për çdo strukturë arsimore

Veprimtaria 3.1: Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) me bashkitë

Veprimtaria 3.2: Konsultime vendore me komunitetin rreth ndërhyrjeve

Veprimtaria 3.3: Zhvillimi i një paneli kontrolli BI (Business Intelligence), në internet që është lehtësisht i aksesueshëm, dhe vënia e tij në dispozicion të të gjithë partnerëve përmes teknologjive të internetit dhe telefonisë celulare, për të treguar mbarëvajtjen e projektit.

Rezultatet e pritura

Rezultatet kryesore janë si më poshtë:

Rezultati 1: Riparimi dhe mobilimi i strukturave arsimore

Rezultati 2: Rindërtimi dhe mobilimi i strukturave arsimore

Rezultati 3: Forcimi i transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes në procesin e rimëkëmbjes

EUD pika e kontaktit

Alessandra Frontoni

Alessandra.Frontoni@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2020/415-910