Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Ujërave të Zeza

Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Ujërave të Zeza

Vlera e projektit 2,800,000.00 €
Statusi i projektit Në Vazhdim
Sektorët
Partnerët implementues

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)

Kontributi i EU-së
2,400,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Mars 2018 - Mars 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Për të përmirësuar zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Reformës së Ujit dhe përparimin e Shqipërisë drejt kërkesave të legjislacionit të ujit të BE-së duke zvogëluar ndotjen e ujërave bregdetare të Adriatikut përmes kapaciteteve  dhe funksionimit të përmirësuar dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës së ujërave të zeza përgjatë bregdetit, veçanërisht në bashkitë e zgjedhura.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt do të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave në Shqipëri duke përmirësuar menaxhimin e ujërave të zeza, sipas legjislacionit të BE-së mbi ujin, si edhe praktikave më të mira. Mënyra se si kjo gjë do të arrihet, do të jetë përmes rritjes së kapaciteteve të aktorëve kryesorë, siç është Agjencia Kombëtare dhe shërbimet komunale të ujit dhe kanalizimeve në zonat bregdetare, me qëllim përmirësimin e performancës dhe menaxhimit të tyre, si edhe rritjen e funksionimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Gjithashtu, ky projekt do të rritë ndërgjegjësimin e aktorëve ekonomik, institucioneve dhe popullatës mbi problemet e menaxhimit të ujit dhe ujërave e zeza dhe koston e riparimit.

Aktivitetet

  • Vlerësimi i funksionimit dhe performancës së shërbimeve ujore dhe kanalizimeve të zgjedhura bregdetare
  • Rishikimi ose hartimi i Planeve të Veprimit për përmirësimin e performancës së shërbimeve të zgjedhura
  • Ofrimi i praktikave më të mira dhe trajnimit teknik të personalizuar për shërbimet komunale
  • Përcaktimi dhe ofrimi i pajisjeve thelbësore për zbatimin e shërbimeve komunale të  Planeve të Veprimit
  • Vlerësimi i menaxhimit dhe funksionimit aktual të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit dhe Ujërave të Zeza dhe Mbetjeve të Ngurta, duke përfshirë përshtatshmërinë e përgjegjësisë dhe linjave të raportimit për ministrinë përgjegjëse, dhe ofrimin e propozimeve për sisteme të përmirësuara
  • Vlerësimi i sistemit të monitorimit të performancës së ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe propozimet për sisteme të përmirësuara
  • Vlerësimi i skemave në funksion të mbështetjes dhe trajnimit të shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve dhe propozimeve për sisteme të përmirësuara
  • Vlerësimi i planifikimit dhe zbatimit të veprimeve të infrastrukturës së ujërave të zeza dhe ofrimit të mbështetjes së personalizuar
  • Hartimi i një plani zbatimi për pajtueshmërinë me Direktivën e përditësuar për trajtimin e Ujërave të Zeza Urbane / në vend, duke përfshirë vlerësimet e kostove të investimit dhe kërkesat e monitorimit, me fokus specifik në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza përgjatë bregdetit
  • Ofrimi i trajnimit për stafin e Agjencisë Kombëtare
  • Vendosja / forcimi i njësive të përhershme teknike për të operuar pajisjet e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura
  • Krijimi i kapaciteteve teknike dhe mbështetja për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza
  • Përpunimi i planeve të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza
  • Rishikimi / përpunimi i programeve për monitorimin e cilësisë së degëve të lumit
  • Ofrimi i trajnimit teknik për njësitë e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe stafit në lidhje me funksionimin dhe mirëmbajtjen
  • Përcaktimi dhe ofrimi i pajisjeve thelbësore për funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur të sistemeve të ujërave të zeza
  • Informacion i përgjithshëm, fushata për rritjen e ndërgjegjësimit dhe anketime mbi çështje që lidhen me ujërat
  • Veprime të përqendruara në rritjen e ndërgjegjësimit për përdoruesit dhe vendimmarrësit
  • Mbështetje për grupet e interesit për të organizuar më mirë dhe për të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në politikën dhe dialogun legjislativ
  • Shpërndarja e materialeve dhe historitë e suksesit

Rezultatet e pritura

  • Performanca e shërbimeve të zgjedhura të ujërave të zeza përgjatë bregdetit të Shqipërisë është përmirësuar
  • Kapacitetet e Agjencisë së re Kombëtare për Ujësjellës Kanalizime dhe Ujëra të Zeza dhe mbeturina të ngurta (AKUKMN) janë shtuar, duke u fokusuar veçanërisht në nën sektorin e ujërave të zeza.
  • Impiante ekzistuese të trajtimit të ujërave bregdetare operohen dhe mirëmbahen në mënyrë të duhur
  • Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e të gjithë palëve të interesuara është rritur në përputhje me kërkesat e Acquis-it të BE-së dhe parimet e administratës publike.
EUD pika e kontaktit

Hubert Grandjean

Hubert.GRANDJEAN@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2017/393-193

Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujërave të ndotur

Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujërave të ndotur