Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Ujit

Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Ujit

Objektivi i Përgjithshëm

Qëllimi i këtij projektit është të përmirësojë zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Reformës në Sektorin e Ujit, si dhe të mbështesë ecurinë e Shqipërisë drejt kërkesave të legjislacionit të BE-së për ujin, përmes forcimit të kapaciteteve për menaxhimin e integruar të ujërave në përputhje me politikat e BE-së.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të forcojë menaxhimin e integruar në sektorin e ujit në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Reformës së Sektorit të Ujit dhe legjislacionin kombëtar, i cili transpozon direktivën Kuadër të BE-së për Ujin.

Aktivitetet

  • Vlerësimi i kuadrit aktual ligjor dhe të boshllëqeve, duke përgatitur ndryshimet në legjislacion dhe hartimin e një strategjie për zbatimit të legjislacionit të BE-së për ujin
  • Trajnime për përafrimin/zbatimin e direktivave të BE-së në sektorin e ujit
  • Vlerësimi i Planeve Aktuale për Menaxhimin e Basenit Ujor, duke siguruar një plan për përmirësimin e pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe përmirësuar Planet për Menaxhimin e Basenit Ujor
  • Rishikimi i detyrave, përgjegjësive dhe funksionimit të institucioneve dhe të sistemeve për monitorimin e ujit në nivelin e basenit ujor, hartimi i një plani për rritjen e kapaciteteve dhe programeve të trajnimit, hartimi i propozimeve për një sistem monitorimi të përmirësuar
  • Trajnime dhe seminare për menaxhimin e integruar të ujit
  • Vlerësimi i kuadrit aktual buxhetor, si dhe i politikës dhe rregulloreve aktuale për përcaktimin e çmimeve; zhvillimi i mjeteve për analizën e kosto-përfitimeve dhe tarifimit për konsumin e ujit; hartimi i propozimeve për prezantimin e parimeve lidhur me rikuperimin e kostove në politika, strategji, plane dhe tarifa
  • Aktivitete komunikimi dhe mbulimi për publikun dhe grupet e synuara

Rezultatet e pritura

  • Përmirësimi gjithëpërfshirës dhe bazuar në evidencë i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të ujit, si dhe zbatimi i tij në përputhje me kërkesat e BE-së
  • Zbatimi i Planeve për Menaxhimin e Basenit Ujor për basenet e përzgjedhura dhe në përputhje me kërkesat e BE-së
  • Përmirësimi i kapacitetit institucional në nivelin e basenit ujor për menaxhimin e integruar të ujit
  • Përmirësimi i kuadrit buxhetor dhe analizës ekonomike të nxjerrjes dhe konsumit të ujit në nivel baseni, në përputhje me parimet e direktivës së Kuadrit të BE-së për Ujin, rishikimi dhe zbatimi i strukturës së tarifimit
EUD pika e kontaktit

Hubert Grandjean
Hubert.grandjean@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2017 / 393-187