BE për Reformën në Drejtësi

BE për Reformën në Drejtësi

Vlera e projektit 34,000,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Bashkia
N/A
Partnerët implementues
  • Ministria e Drejtësisë (MD)
  • Institucionet përgjegjëse për zbatimin e reformës në sektorin e drejtësisë
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë si koordinatore e Mbështetjes Buxhetore të Sektorit
Kontributi i EU-së
35,000,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Qershor 2019 - Janar 2023

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të zbatimit të ligjit, si dhe të luftojë korrupsionin brenda agjencive qeveritare dhe gjyqësorit.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të forcojë pavarësinë, transparencën, efikasitetin, llogaridhënien dhe besimin e publikut në sistemin shqiptar të drejtësisë, në përputhje me standardet evropiane, si dhe të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar.

Aktivitetet

  • Angazhimi në dialogun e politikave në lidhje me kushtet dhe përparësitë e qeverisë për reforma, verifikimin e kushteve, synimeve dhe shlyerjes së Mbështetjes Buxhetore
  • Një transfertë prej 34 milion eurosh në vendin përfitues gjatë viteve fiskale 2019, 2020, 2021 dhe 2022 me disbursime të kësteve fikse dhe të ndryshueshme.
  • Mbështetje e vazhdueshme për të forcuar kapacitetet institucionale në drejtim të zbatimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë krijimin e institucioneve dhe të mandateve të tjera, të cilat rezultojnë nga ndryshimet në kuadrin legjislativ
  • Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në fushën e rritjes të kapaciteteve në sektorin e drejtësisë përmes asistencës teknike
  • Krijimi i sistemeve të monitorimit dhe të vlerësimit për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Sektori e Drejtësisë përmes rritjes së kapaciteteve
  • Monitorimi i vazhdueshëm i kritereve të pranueshmërisë për Mbështetjen Buxhetore

Rezultatet e pritura

  • Krijimi i institucione të pavarura, efikase dhe llogaridhënëse në sistemin e drejtësisë të pavarura, krahas përfaqësimit të barabartë të grave në pozicionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
  • Arsim ligjor dhe trajnim i konsoliduar për profesionistët e sistemit
  • Përmirësim i transparencës dhe aksesueshmërisë në sistemin e drejtësisë
  • Përmirësim i efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale
  • Përmirësim i infrastrukturës dhe funksionimit të sistemit elektronik për menaxhimin e drejtësisë
  • Ngritja e një strukture të re organizative në Ministrinë e Drejtësisë
  • Rritje e aksesit në drejtësi përmes cilësisë së përmirësuar të shërbimit të profesioneve ligjore dhe të arbitrazhit
  • Marrja e masave të riintegrimit dhe të rehabilitimit për të burgosurit në përputhje me standardet evropiane
EUD pika e kontaktit

Tidita Fshazi 

Tidita.fshazi@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2019/408-874