BE-ja për Reformën në Drejtësi – Asistencë Teknike Plotësuese
- Ministria e Drejtësisë (MD)
- institucionet përkatëse përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë në Sektorin e Reformës së Drejtësisë
- Ministria e Financës dhe Ekonomisë si koordinator i Mbështetjes së Sektorit të Buxhetit
Prill 2020 - Prill 2023
Objektivi i Përgjithshëm
Ky projekt synon të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, zbatimin e ligjit dhe reduktimin e korrupsionit në agjencitë qeveritare dhe në sistemin gjyqësor.
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të forcojë pavarësinë, transparencën, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet evropiane dhe do të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sistemin e ndëshkimit.
Aktivitetet
• Mbështetja e Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e kontratës të Reformës në Sektorin e Drejtësisë
• Forcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Drejtësisë si koordinator dhe institucioneve të tjera të sektorit të drejtësisë për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e reformës përmes strukturës monitoruese
•Mbështetja e Ministrisë së Drejtësisë për të rritur kapacitetin e saj të kodifikimit për të udhëhequr hartimin e ligjit dhe për të zbatuar Kodin e Procedurave Administrative
• Ofrimi i këshillave për politikat dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të sektorit të drejtësisë, në veçanti të organeve të sapokrijuara
• Forcimi i bashkëpunimit me aktorët e tjerë të tillë si organet antikorrupsion dhe agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe konsultime mbështetëse me organizatat e shoqërisë civile, qendrat e mendimit, partnerët e zhvillimit, për të kontribuar në zbatimin e reformës
• Rivlerësim të gjykatësve dhe prokurorëve të mbështetur nga operacioni i pavarur i monitorimit
Rezultatet e pritura
• Shtimi i kapaciteteve përmes trajtimit të stafit përkatës të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera të sektorit të drejtësisë për të koordinuar dhe zbatuar Strategjinë e Sektorit të Drejtësisë
• Zgjerimi i dialogut të politikave për zbatimin e reformës në drejtësi përmes rezultateve nga vlerësimi i pavarur dhe përpilimi i të dhënave për zbatimin e reformës
•Shtimi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbështetur nga operacioni i pavarur i monitorimit
Tidita Fshazi
Tidita.fshazi@eeas.europa.eu
Francesco Torcoli
Francesco.TORCOLI@eeas.europa.eu