Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Romëve
Fondacioni “Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi i mosmarrëveshjeve” (AFCR)
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri (Amaro-Drom)
01 Shkurt 2018 - 30 Qershor 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Ofrimi i kontributit në zbatimin e duhur të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për komunitetet rome dhe egjiptiane përmes advokimit për qeverisje të mirë dhe përgjegjshmëri të institucioneve publike përgjegjëse.
Përmbledhja e Projektit
Zbatimi i vazhdueshëm i strategjive / politikave kombëtare për integrimin e grupeve rome dhe egjiptiane (R&E) dhe nevoja për t’i përmirësuar këto dhe për t’i bërë ato në përputhje me instrumentet evropiane e çuan partneritetin në një përpjekje të përbashkët për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile(OSHC-të) të R&E. Kjo arrihet përmes një rrjeti të forcuar të organizatave të R&E me njohuri dhe ekspertizë në advokim për sa i përket zbatimit të vazhdueshëm dhe afatgjatë të Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve.
Përvoja e gjerë e Qendrës Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike në Shqipëri (ANTTARC) në ndërtimin e kapacitetit për OSHC-të, shërben si një pikënisje për të zhvilluar njohuri dhe për të forcuar kapacitetet e anëtarëve të komunitetit R&E/organizatave të Romëve dhe organizatave që i shërbejnë Romëve, për të zhvilluar dhe kryer nisma komunitare dhe si rrjedhojë për të pasur një ndikim pozitiv në zbatimin e të drejtave të Romëve dhe Egjiptianëve.
Aktivitetet
- Hartimi i programit të zhvillimit të kapaciteteve për OSHC-të aktive në integrimin dhe zbatimin e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve
- Kryerja e një trajnim 3-ditor për zhvillimin organizativ për 30 stafe të OSHC-ve aktive në zbatimin e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve
- Kryerja një trajnim 3-ditor për ofrimin e shërbimeve juridike për 30 stafe të OSHC-ve aktive në ofrimin e këtyre shërbimeve për anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian
- Kryerja e një trajnimi 2-ditor për pjesëmarrjen e komunitetit për 30 stafe të OSHC-ve aktive në integrimin dhe zbatimin e të drejtave të Romëve dhe Egjiptianeve
- Kryerja e një trajnimi 3-ditor për ndërmjetësimin e komunitetit për 30 stafe të OSHC-ve aktive në integrimin dhe zbatimin e të drejtave Rome dhe Egjiptiane
- Kryerja e një trajnim 3-ditor për zhvillimin e projektit për 30 stafe (aplikantë të mundshëm) të OSHC-ve që janë aktive në integrimin dhe zbatimin e të drejtave të Romëve dhe Egjiptianëve
- Kryerja e një trajnimi 2-ditor për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve për stafin e 12 OSHC-ve që zbatojnë nën-grante
- Ofrimi i 10 ditëve ndihmë teknike të individualizuar për secilin nën-grantmarrës(duke u përqendruar në planifikimin strategjik, sistemet e funksionimit të brendshëm, monitorimin e projektit)
- Kryerja e një workshop-i dy-ditor mbi mentorimin për këshillimin dhe zgjidhjen e problemeve për 30 drejtues Romë dhe Egjiptianë.
- Ofrimi i 10 ditëve ndihmë teknike për drejtuesit Romë dhe Egjiptianë (mentorim për këshillim dhe zgjidhje të problemeve)
- Kryerja e një trajnimi 3-ditor për advokim dhe rrjetëzim për 13 organizata që marrin pjesë në rrjetin e OSHC-ve rome
- Organizimi i aktiviteteve për të forcuar rrjetin e OSHC-ve Rome (d.m.th. takime gjysmë-vjetore)
- Ofrimi i 20 ditëve ndihmë teknike për rrjetin dhe anëtarët e tij individualë për hartimin dhe zhvillimin e advokimit për të drejtat dhe integrimin e romëve
- Kryerja e tre seminareve 1-ditore rajonale për OSHC-të dhe përfaqësuesit e qeverisë vendore mbi zbatimin e Planit të Veprimit për integrimin e romëve
- Hartimi i një metodologjie të nën-granteve dhe krijimi i një manuali për menaxhimin e tyre.
- Administrimi i një raundi të nën-granteve për OSHC-të Rome dhe organizatat e shoqërisë civile që i shërbejnë Romëve
- Kryerja e seancave të informimit për skemën e nën-granteve
- Vlerësimi i aplikimeve dhe kontraktimi i fituesit
- Monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të nën-granteve
- Shkëmbimi i përvojave midis nën-grantmarrësve
- Promovimi i praktikave dhe nismave të mira për zbatimin e të drejtave dhe integrimit të romëve
Rezultatet e pritura
- Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve rome dhe në lidhje me pjesëmarrjen e komunitetit, ndërmjetësimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve ligjore për komunitetin rom; kjo kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në integrimin e romëve dhe egjiptianëve
- Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve Rome dhe Egjiptiane për rrjetëzimin, mbrojtjen dhe monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit dhe politikave për integrimin e R&E
- Rritja e mundësive dhe kapaciteteve të OSHC-ve Rome dhe Egjiptiane për të zhvilluar dhe zbatuar nisma që kontribuojnë në integrimin e romëve dhe egjiptianëve përmes granteve të vogla
Alessandro Angius
Alessandro.ANGIUS@eeas.europa.eu