Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Promovimin e Mbrojtjes së Natyrës në Shqipëri
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (BNRN)
Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKPM)
01 maj 2018 - 31 tetor 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Ky projekt synon përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të aseteve mjedisore, në veçanti të aseteve natyrore në katër zona të mbrojtura, duke nxitur qeverisjen transparente dhe me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të OMSHC-së dhe me mbështetjen e autoriteteve publike dhe medias.
Ai synon të mbështesë punën advokuese të OMSHC-ve për mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër korrupsionit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, si edhe zbatimin e të drejtës për informim rreth proceseve vendimmarrëse që ndikojnë në mjedis.
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të mbështesë rritjen e kapaciteteve për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në Shqipëri duke u dhënë atyre grante. Si rezultat, OMSHC-të përfituese do të rritin njohuritë, kapacitetin dhe aftësitë e tyre, për t’u angazhuar në aktivitetet advokuese në nivel kombëtar, por gjithashtu edhe në vendet-pilote që janë përzgjedhur. OMSHC-të do të kenë kapacitet më të lartë edhe për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse që lidhen me ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMSHC-të përfituese do t’i bashkohen një rrjeti kombëtar me partnerët e projekteve, e në të njëjtën kohë do të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet kryesore të projektit.
Aktivitetet
- Krijimi i një rrjeti kombëtar OMSHC-sh
- Asistenca financiare për OMSHC-të përfituese
- Prodhimi i një Doracaku Advokimi & Lobimi
- Zhvillimi dhe kryerja e një trajnimi kombëtar mbi advokimin
- Kryerja e një sërë trajnimesh mbi legjislacionin kombëtar dhe mbi luftën kundër korrupsionit në zonat e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura
- Kryerja e një vlerësimi të nevojave për kuadrin rregullator mbi burimet natyrore dhe përdorimin e aseteve publike
- Angazhimi i OMSHC-ve në hartimin e rekomandimeve të politikave për vendin e tyre dhe dorëzimi i tyre pranë autoriteteve përkatëse
- Drejtimi i disa forumeve publike
- Organizimi i disa workshop-eve me mediat
- Organizimi i një gare mediatike për të nxitur raportimin mbi pjesëmarrjen publike, të drejtën e informimit, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe procesin e menaxhimit të aseteve publike
Rezultatet e pritura
• OMSHC-të e synuara forcojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kapacitetet për t’u angazhuar në advokimin dhe pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes për sa i përket ruajtjes së natyrës dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura, teksa përmirësojnë aftësitë e tyre organizative dhe rrjetëzuese.
• Kuadri rregullator që qeveris ruajtjen e natyrës po përmirësohet përmes angazhimit konstruktiv të OMSHC-ve, në proceset vendimmarrëse
• Proceset vendimmarrëse mbi ruajtjen e natyrës në zonat pilote parashikojnë pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse, efikase dhe të barabartë të OMSHC-ve dhe palëve të tjera kryesore të interesit
• Mediat e përzgjedhura në zonat e synuara përmirësojnë mënyrën se si ata e kuptojnë rolin e shoqërisë civile në jetën publike dhe në mbrojtjen e mjedisit, dhe zgjerojnë mbulimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes.
Edvin Pacara
Edvin.PACARA@eeas.europa.eu