EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Modele dhe Ekonomi Krijuese

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Modele dhe Ekonomi Krijuese

Vlera e projektit 333,688.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Sektorët përfitues
Partnerët implementues

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Project Ahead, Societa Cooperativa, Italy

Kontributi i EU-së
333,688.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shkurt 2018 - Janar 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivat kryesorë të projektit janë: kontributi në zhvillimin e ekonomisë sociale; nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës në vend përmes krijimit të modeleve të suksesshme të sipërmarrjeve të qëndrueshme sociale; dhe përmirësimi i mjedisit ligjor dhe praktik që mundëson burime të qëndrueshme fondesh për OSHC-të.

Përmbledhja e Projektit

Projekti është hartuar për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë sociale dhe zhvillimit gjithëpërfshirës të vendit duke mbështetur nismat në fushën e ekonomisë sociale. Grupet e synuara të kësaj veprimtarie janë:

  • Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) dhe sipërmarrjet sociale
  • Institucionet publike në nivel qendror dhe vendor
  • Komuniteti i biznesit dhe shoqatat e biznesit

Aktivitetet

• Hartimi dhe shpërndarja e programit për të rritur kapacitetet e OSHC-ve shqiptare për të nisur dhe/ose forcuar nismat e sipërmarrjes sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës
• Hartimi dhe zbatimi i skemave novatore të nën-granteve të Sipërmarrjeve Sociale për të mbështetur zbatimin e nismave të biznesit social të OSHC-ve që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e komuniteteve vendore.
• Krijimi i rrjeteve dhe partneriteteve ndërmjet OSHC-ve dhe komunitetit të biznesit për të siguruar burimet alternative të financimeve për OSHC-të përmes mbledhjes novatore të fondeve
• Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve konkrete për një kuadër ligjor dhe rregullator që siguron burime të qëndrueshme fondesh për OSHC-të para institucioneve publike dhe fushatave advokuese

Rezultatet e pritura

• Krijimi i rreth 12 modeleve të suksesshme të sipërmarrjeve sociale të qëndrueshme në përgjigje të sfidave sociale dhe shoqërore, dhe nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës, në partneritet me sektorin privat
• Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe mjedisit praktik që siguron burime të qëndrueshme për financimin e OSHC-ve.

EUD pika e kontaktit

Enkelejda Bregu
Enkelejda.BREGU@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 394-895