Fuqizimi ekonomik dhe social për popullsinë rome dhe atë egjiptiane – një katalizator për gjithpërfshirjen sociale

Fuqizimi ekonomik dhe social për popullsinë rome dhe atë egjiptiane – një katalizator për gjithpërfshirjen sociale

Vlera e projektit 4,000,000.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Partnerët implementues

Programi për Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara

Kontributi i EU-së
4,000,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2015 - Janar 2019

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të komunitetit rom dhe atij egjiptian.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt promovon fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të komunitetit rom dhe atij egjiptian duke rritur punësimin dhe mundësitë për trajnim profesional, duke përmirësuar aksesin në shërbimet parësore sociale, duke forcuar kapacitetin institucional për t’i ofruar këto shërbime sociale dhe vendosja e mekanizmave mbështetëse për ata që jetojnë në rrethana të vështira. Projekti mbështet Qeverinë e Shqipërisë në përpjekjet e saj për të arritur objektivat e paraqitura nga Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, duke promovuar respektimin e të drejtave të njeriut, integrimin gjinor dhe dialogun ndërkulturor.

Aktivitetet

  • Mbështetja e punësimit dhe trajnimeve profesionale përmes programeve të përshtatura të promovimit të punësimit për komunitetin Rom dhe atë Egjiptian
  • 883 persona kanë ndjekur programet e punësimit, 64 persona kanë përfituar nga grantet e bizneseve, 132 persona morën pjesë në kurset e shkrim-leximit themelor
  • Qasja sistemike e integruar ndaj shërbimeve parësore në nivelin vendor me synim komunitetin Rom dhe atë Egjiptian, duke iu mundësuar atyre akses dhe mundësi për të kërkuar shërbime gjithëpërfshirëse, kualitative dhe të integruara, veçanërisht shërbime sociale, arsimore dhe shëndetësore
  • Rritja e kapaciteteve institucionale për të adresuar përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe atij egjiptian në nivel qendror dhe vendor, duke ofruar një platformë institucionale partneriteti duke përfshirë të gjitha strukturat përkatëse vendore dhe kombëtare, organet akademike, organizatat përkatëse të shoqërisë civile, dhe anëtarët e komuniteteve
  • 68 anëtarë stafi të shërbimeve kombëtare të punësimit u trajnuan në punësimin e romëve dhe egjiptianëve dhe në masat e trajnimit profesional

Rezultatet e pritura

  • Rritja e mundësive të ofruara për qytetarët romë dhe ata egjiptianë në lidhje me masat aktive të punësimit dhe programet e trajnimit profesional për të zvogëluar boshllëkun midis qytetarëve romë dhe egjiptianë kundrejt shumicës së popullsisë në tregun e punës.
  • Akses i përmirësuar në shërbimet parësore dhe rritje të pjesëmarrjes së komunitetit rom dhe atij egjiptian në proceset e planifikimit vendor, përfshirë dhe integrimin në shkolla
  • Punime të vogla infrastrukturore të përfunduara për të rimëkëmbur zonat ku banon komuniteti rom.
  • Rritja e kapaciteteve institucionale në nivelet qendrore dhe vendore për të adresuar përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe atij egjiptian
EUD pika e kontaktit

Alessandro Angius
Alessandro.ANGIUS@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 372-102