Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij
FORS Mal i Zi
Prefekturat e Shkodrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi – Drejtoria për Emergjencat
Prill 2018 - Prill 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i projektit është të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve duke zvogëluar rreziqet e fatkeqësive natyrore në zonat ndërkufitare.
Përmbledhja e Projektit
Së pari, projekti synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe të shërbimeve që merren me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, duke u përqendruar në mbrojtjen dhe shpëtimin nga përmbytja. Së dyti, aspiron të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë vendase në lidhje me mbrojtjen nga përmbytjet dhe zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë.
Aktivitetet
• Trajnimi i shpëtuesve në zonën ndërkufitare mbi mbrojtjen në rast përmbytjesh dhe të lumenjve të rrëmbyeshëm
• Trajnim i profesionistëve të emergjencave mbi hartëzimin e GIS
• Hartimi i Protokollit të Bashkëpunimit, i cili përcakton një sistem të përgjithshëm paralajmërimi në zonën e Liqenit të Shkodrës
• Sigurimi i pajisjeve për parashikimin dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm
• Sigurimi i pajisjeve për mbrojtjen nga përmbytjet
Rezultatet e pritura
• Përmirësim i kapaciteteve teknike dhe profesionale të institucioneve dhe shërbimeve që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin
• Përmirësim i kapacitetit parashikues dhe të sistemit të njoftimit në kohë; përmirësim i bashkëpunimi ndërkufitar në zonën përkatëse
• Familjarizimi i zonës ndërkufitare dhe e bashkive të synuara me mbrojtjen dhe shpëtimin nga përmbytja
• Përmirësim i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe njësive të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi
• Familjarizimi i institucioneve dhe shërbimeve përgjegjëse për mbrojtjen dhe shpëtimin nga Shqipëria dhe Mali i Zi me praktikat më të mira të BE-së në kuadër të mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytja
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu