Zhvillimi i OSHC-së për Kujdestarinë në Shqipëri
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Prill 2018 - Mars 2021
Objektivi i Përgjithshëm
Mbështetja e praktikave të mira dhe modelet e mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna, mbështetja e përkujdesjes alternative, përforcimi i familjes, arsimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve me një fokus të veçantë në grupet e cenueshme dhe ato të minoriteteve.
Përmbledhja e Projektit
Projekti kontribuon pozitivisht në mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri duke përmirësuar sistemin e mirëqenies së fëmijëve përmes ofrimit të shërbimeve të përshtatshme për fëmijët pa përkujdes prindëror në vendet e synua.ra; në aspektin financiar do të ulë koston për një fëmijë në përkujdesje alternative.
Aktivitetet
• Vendet e lira të shpallura dhe rekrutimi i stafit të projektit
• Fillimi i takimit të brendshëm të projektit
• Krijimi i bordit të projektit
• Materiale për vizibilitetin e kujdestarisë dhe promovimi në TV
• Zhvillimi dhe zbatimi i procedurave të nën-dhënies për OShC-të
• OSHC-të sensibilizojnë 390 të rritur/prindër për çështjet e kujdestarisë
• OSHC-të identifikojnë 120 të rritur / familje vullnetare
• OSHC-të mbështesin përgatitjen e procedurave administrative deri në 60 të rritur / familje kandidate dhe mbështesin regjistrimin të 30 familjeve kujdestare
• Të rinjtë janë trajnuar në “Advokim dhe Rrjetëzim” “Të Drejtat e Fëmijëve” dhe “Kujdestaria”
• Shkëmbimi i të rinjve Shqipëri – Kosovë
• Konferenca Kombëtare “Kujdestaria është zgjidhja” me pjesëmarrjen e 120 aktorëve publik dhe jo publik
• Zhvillimi i metodologjisë së trajnimit për kujdestarinë
• Trajnimi “Kujdestaria” me 70 pjesëmarrës, OSHC-të dhe palët kyçe
• Trajnim për 15 palë kyçe vendase
• Takim informues për kujdestarinë për 15 gjyqtarë kandidatë në Shkollën e Magjistraturës
• “Të nxënit përmes praktikës” – 15 gjyqtarë vizitojnë modele të kujdestarisë familjare / familje kujdestare
• Vizitë studimore në Republikën Çeke
Rezultatet e pritura
• Deri në fund të vitit 2020, OSHC-të vendore do të rrisin ndërgjegjësimin publik, bashkëpunimin me komunitetet dhe përfshirjen e familjeve kujdestare në rajonet e Durrësit, Tiranës dhe Korçës
• Përmirësimi i zhvillimit të kujdestarisë duke rritur kompetencat e stafit social në rajonet e Durrësit, Tiranës dhe Korçës
• Komuniteti është informuar siç duhet në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të kujdestarisë në vendet si Tirana, Durrësi dhe Korça; të paktën 390 të rritur janë të mirë-informuar dhe sensibilizuar nga OSHC-të
• 120 familje kandidate shprehin vullnetin e tyre për të qenë familje kujdestare për të kontribuar në mirëqenien e fëmijëve pa kujdes prindëror, të identifikuar nga OSHC-të.
• 60 familje kandidate plotësojnë kriteret administrative për të qenë familje kujdestare, nga të cilat 30 familje fillojnë me sukses të përdorin shërbime të kujdestarisë dhe të regjistrohen si familje të kujdestarisë
• Ekipi bazë është themeluar me 10 fëmijë / të rinj në përkujdesje alternative
• Praktikat pozitive, mësimet e nxjerra, zhvillimet e fundit dhe ekspertiza janë transmetuar në Konferencën Kombëtare “Kujdestaria është zgjidhja” me pjesëmarrjen e 120 aktorëve publik dhe jo publik
• Niveli i ekspertizës dhe aftësive për përgjigje profesionale në lidhje me çështjet e kujdestarisë është rritur me të paktën 70 punonjës socialë dhe palë kyçe që punojnë në nivelin lokal
• Në 3 bashki pilote, është zhvilluar regjistri i posaçëm i familjeve kujdestare dhe do të fillojë të funksionojë rregullisht
• Të paktën 10 gjyqtarë kanë ndërtuar aftësinë e tyre për të punuar në aspektet / procedurat sociale të çështjeve të kujdestarisë
• Të paktën 15 personel lokal aplikojnë njohuri të reja të marra pas vizitës studimore në një rajon / vend me praktika të mira në kujdestarinë
Erol Akdag
erol.akdag@eeas.europa.eu