VENDE KULTURORE/ Iniciativat e përbashkëta të Greqisë dhe Shqipërisë për Ruajtjen Kulturore përmes Veprimeve Novative
- Autoriteti Menaxhues i Programeve Evropiane të Bashkëpunimit Territorial të Ministrisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, në Selanik, Greqi
1 mars 2018 - 28 maj 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Ruajtja dhe promovimi i burimeve kulturore si parakusht për zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare.
Përmbledhja e Projektit
Zonave ndërkufitare i mungon një planifikim dhe menaxhim i duhur i promovimit të trashëgimisë së tij kulturore dhe arkitekturore për turistët.
Projekti do të përqendrohet në zhvillimin e një rruge kulturore tematike novatore ndërkufitare për turistët. Pikëprerjet e kësaj rruge do të jenë kryesisht ndërtesat historike me vlerë të veçantë arkitekturore dhe kulturore, të shoqëruara me figurat historike të zonës.
Aktivitetet
- 4 projekte infrastrukturore që çojnë në riparimin e ndërtesave me vlerë të veçantë arkitekturore dhe kulturore: Ndërtesa e Shkollës Historike të Mirëmbajtjes “Kaplanios” në Grammeno, Zitsa; Ndërtesa historike “Tsanaka” dhe ish-ndërtesa e Kinemasë në Metsovo; Shtëpia Muze “Avni Rustemi” në Libohovë, Gjirokastër
- 1 plan marketingu për një Rrugë Turistike Kulturore Ndërkufitare
- 1 platformë ndërkufitare tre-gjuhëshe e GIS (sistemi i informacionit gjeografik) për shërbime kulturore dhe turistike
- 2 aplikacione multimediale / biblioteka digjitale të pasurive kulturore ndërkufitare
- 1 broshurë informuese tre-gjuhëshe “Trashëgimia Kulturore në Epir dhe Gjirokastër”
- Regjistrimi tematik në Indeksin Kombëtar të Trashëgimisë Materiale Kulturore (UNESCO, Neni 12)
- 1 bazë të dhënash tematike të metodologjive, teknologjive, mjeteve që lidhen me praktikat më të mira të ruajtjes kulturore)
- 2 workshop-e të përbashkëta tematike për forcimin e njohurive teknike dhe krijimin e kapaciteteve në fushën e ruajtjes inteligjente të kulturës
- Dy studime të qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit (një në Greqi dhe një në Shqipëri)
Rezultatet e pritura
- Është zhvilluar një rrugë kulturore tematike ndërkufitare, e cila përbëhet nga ndërtesa dhe pasuri të tjera kulturore me vlerë të lartë arkitekturore dhe kulturore, që do të ndikojë në ardhjen e vizitorëve të shumtë dhe në rritjen e turizmit
- 500 vizita në vendet dhe atraksionet e mbështetura dhe 0,1 milion qëndrime brenda natës në vit në zonën ndërkufitare
- Ndërtesa historike e Shollës së Mirëmbajtjes “Kaplanios” në Grammeno, Zitsa, zonë përreth e ruajtur dhe e modernizuar
- Ndërtesa historike “Tsanaka” e modernizuar dhe ndërtesa e ish-Kinemasë në Metsovo, Epirus e rinovuar
- Gjirokaster Shëpia Muze “Avni Rustemi” në Libohovë, Gjirokastër e restauruar
Francesca Renzi
Francesca.renzi@eeas.europa.eu