Bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe Grupeve të ish-Viktimave të Trafikimit dhe Dhunës në Familje për Fuqizimin Ekonomik të Viktimave

Bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe Grupeve të ish-Viktimave të Trafikimit dhe Dhunës në Familje për Fuqizimin Ekonomik të Viktimave

Vlera e projektit 399,950.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues
  • Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP)
  • Të Ndryshëm & të Barabartë (D&E)
Kontributi i EU-së
399,950.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shkurt 2018 – Janar 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Përforcimi i  kapaciteteve të OSHC-ve në Shqipëri për të ofruar shërbime të riintegrimit për ish-viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje, në mënyrë që të arrihet një përfshirje sociale harmonike e ish viktimave, kryesisht përmes rritjes së punësimit të tyre.

Përmbledhja e Projektit

Projekti do të kontribuojë në identifikimin e nevojave të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Tiranë, Kukës, Dibër dhe Sarandë për tu rritur / zyrtarizuar dhe specializuar në ri-integrimin e ish-viktimave të trafikimit dhe / ose dhunës në familje, dhe do të zhvillojnë kapacitetet e tyre përmes trajnimit (dhe mbështetjes në punë, mentorimit / trajnimit) të personalizuara për nevojat e tyre.

Veprimi gjithashtu do të mbështesë OSHC-të përmes një skeme të granteve për të propozuar dhe zbatuar modele të fuqizimit ekonomik për ish viktimat. Organizatës së viktimave AAGW do t’i ofrohet mbështetje specifike, për t’u bërë një pikë pritëse për ish-viktimat, për të ofruar mbështetje dhe / ose këshilla se ku të merret ndihma, për të trajnuar anëtarët e saj të bëhen mentorë të bashkëmoshatarëve, për t’u ofruar mundësi viktimave për formim profesional, këshillim për punë, socializim, gjenerim të të ardhurave etj.

Projekti do të kontribuojë në rritjen e numrit të ish-viktimave të rritur të trafikimit dhe dhunës në familje që marrin mbështetjen e duhur dhe bëhen të pavarur financiarisht. Duke ofruar mbështetje për OSHC-të, projekti do të plotësojë punën e autoriteteve vendore, të cilët po përballen me vështirësi në krijimin / ofrimin e shërbimeve të reja sociale dhe trajtimin e nevojave të grupeve të cenueshme.

Aktivitetet

  • Vlerësimi i kapaciteteve të OSHC-ve në lidhje me ofrimin e mbështetjes për viktimën
  • Përpunimi i “Udhëzimeve për zhvillimin e zgjidhjeve novatore dhe efektive të fuqizimit ekonomik”
  • Rritja e kapaciteteve për OSHC-të vendase
  • Hulumtime mbi nevojat e aftësive vendase të tregut të punës
  • Përfshirja e ish viktimave në përparësitë dhe programet e zhvillimit të formimit profesional, plane të zhvillimit të biznesit për ish viktimat
  • Krijimi i rrjeteve të vetë-mbështetjes dhe fuqizimit
  • Zbatimi i zgjidhjeve novatore të fuqizimit ekonomik për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje përmes një skeme të granteve për organizatat e shoqërisë civile
  • Zhvillimi i Planit të Komunikimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit
  • Zhvillimi i materialeve dhe mjeteve të komunikimit dhe dukshmërisë
  • Krijimi dhe zbatimi i një fushate të mediave sociale
  • Organizimi i eventeve informuese

Rezultatet e pritura

  • Rritje e numrit të OSHC-ve në të gjithë Shqipërinë që janë në gjendje të mbështesin ish-viktimat e trafikimit dhe dhunës
  • Trajnimi dhe shtimi i kapacitete të të paktën 13 organizatave, duke përfshirë një organizatë të krijuar nga viktimat, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të drejtat e viktimave
  • Rritje të kompetencave të organizatave të mëparshme të viktimave, në mënyrë që ata të luajnë një rol më aktiv në politikë dhe vendimmarrje
  • Nisma të suksesshme për fuqizimin ekonomik të viktimave të mëparshme, të zhvilluara në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe organizata të ndryshme (përfshirë shoqatën e ish viktimave)
  • Fuqizim ekonomik të ish viktimave
  • Ndërgjegjësim i publikut, autoriteteve vendore dhe kombëtare, OSHC-ve dhe palëve të tjera të interesuara, për të drejtat e ish viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje, dhe nevojat e tyre për fuqizim dhe përfshirje socio-ekonomike
EUD pika e kontaktit

Enkelejda Bregu

Enkelejda.BREGU@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CTR 2017/ 394-903