Konsolidimi i Agjencive ligjzbatuese – Mbështetje për Policinë e Shtetit, Prokuroritë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Rrethit (PAMECA)

Konsolidimi i Agjencive ligjzbatuese – Mbështetje për Policinë e Shtetit, Prokuroritë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Rrethit (PAMECA)

Vlera e projektit 5,994,140.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Bashkia
N/A
Partnerët implementues
  • Ministria e Punëve të Brendshme në Shqipëri
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri
  • Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë
Kontributi i EU-së
5,994,140.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
prill 2017 - gusht 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Përmirësimi i kapaciteteve të Policisë së Shtetit (PSH) dhe Prokurorisë së Përgjithshme (PP) për të përmbushur objektivat e tyre në trajtimit e krimit të rëndë dhe të organizuar dhe trafikut të drogës në mënyrë proaktive, dhe për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit vendor në lidhje me sigurinë publike dhe sfidat e menaxhimit të kufijve në drejtim të rrjedhës së migrantëve dhe azilkërkuesve.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt është krijuar për të përmirësuar kapacitetin e Policisë së Shtetit (PSH) dhe Prokurorisë së Përgjithshme (PP) për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit vendor në aspektin e sigurisë dhe sigurimit publik duke zvogëluar krimin dhe çrregullimin. Ai forcon bashkëpunimin ndër-agjencore dhe ndërkombëtar; rrit kapacitetet hetimore të strukturave të reja të ngritura dhe ato ekzistuese; zgjeron mjete të posaçme të hetimit,  duke i kushtuar vëmendje pasurive kriminale; zhvillon legjislacionin në përputhje me acquis e BE-së dhe zhvillon një qasje gjithëpërfshirëse/strategjike të kuptueshme nga të gjithë ndaj krimit të organizuar (duke u përqendruar në parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale).

Aktivitetet

Dhënia e Ndihmës Teknike për të rritur aftësitë profesionale të institucioneve ligjzbatuese dhe shërbimet e prokurorisë në përputhje me praktikat e BE-së në fushat e mëposhtme:

  • Lufta kundër krimit të rëndë / të organizuar, korrupsionit dhe krimit financiar me fokus në kapacitetet e hetimit dhe ndjekjes penale dhe aftësive proaktive të hetimit
  • Lufta kundër terrorizmit
  • Menaxhimi i Integruar i Kufirit ka në fokus veçanërisht sfidat e migrimit të parregullt dhe azilkërkuesit
  • Planifikimi strategjik dhe koordinimi i kapaciteteve të PSH-së, PP-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, PSh-së dhe PP-së

Rezultatet e pritura

  • Rritja e kapaciteteve të hetimit, ndjekjes penale dhe aftësive proaktive të hetimit të PSH-së, prokurorive dhe agjencive të tjera përkatëse në luftën kundër korrupsionit, krimit financiar, krimit të rëndë / të organizuar
  • Rritja e kapaciteteve të parandalimit, hetimit dhe ndjekjes penale ndaj përfituesve të projektit në luftën kundër terrorizmit
  • Forcimi i Kapaciteteve të Menaxhimit të Integruar të Kufirit
  • Përforcimi i kapaciteteve të koordinimit dhe planifikimit strategjik të përfituesve dhe strukturave mbështetëse të tyre
  • Përmirësimi i kapaciteteve të përfituesve për të planifikuar dhe menaxhuar burimet e tyre njerëzore, financiare dhe teknike
EUD pika e kontaktit

Francesco Torcoli

Francesco.TORCOLI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 384-036