Shoqëria Civile në Veprim për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës në Shqipëri
Save the Children Itali- ONLUS
Save the Children në Shqipëri
Misioni i Terre des Hommes në Shqipëri
01 janar 2016 - 30 qershor 2018
Objektivi i Përgjithshëm
Të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në Shqipëri dhe të forcojë rolin e shoqërisë civile në këtë zonë.
Përmbledhja e Projektit
Nëpërmjet këtij projekti, Save the Children dhe Terre des Hommes synonin të fuqizonin organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) dhe organizatat e bazuara në komunitet (OBK-të) aktive në mbrojtjen e të drejtave të fëmijës (duke përfshirë luftën kundër trafikimit të minorenëve) duke siguruar një nivel më të lartë efektiviteti, gjithëpërfshirjeje dhe pro-aktivitetit nëpërmjet kapaciteteve novatore të zhvilluara dhe financimin efektiv.
Veprimi ka tre komponentë kryesorë:
- Programi i Ngritjes së Kapaciteteve për OSHC-të që punojnë në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës dhe të Drejtave të Njeriut
- Skema e sub-granteve
Rrjetëzimi dhe kapitalizmi i njohurive dhe shpërndarja
Aktivitetet
• Hartëzimi i OSHC-ve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës në Shqipëri
• Programi i ngritjes së kapaciteteve për OShC-të në organizimin dhe zhvillimin e projekteve, advokimin dhe lobimin, çështjet e të drejtave të fëmijës/mbrojtjes së fëmijës, përfshirë mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe fëmijëve në rrugë
• Sigurimi i granteve përmes Thirrjeve për Propozime për OSHC-të për zbatimin e projekteve në lidhje me monitorimin dhe qasjen në drejtësi
• Mentorim dhe asistencë teknike e vazhdueshme për OSHC-të
• Takime të rrjetit të OSHC-ve aktive në fushën e të drejtave të fëmijës; identifikimi i çështjeve të advokimit, planifikimit të hapave, roleve dhe përgjegjësive të anëtarëve të rrjetit për të advokuar për çështjet
• Zhvillimi i broshurës Praktikat më të Mira në Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës; shpërndarja e broshurës nëpërmjet shkëmbimeve mes kolegëve dhe platformave online
Rezultatet e pritura
- OSHC-të dhe OBK-të kanë shtuar kapacitetet e tyre për të kryer veprime që përqendrohen në të drejtat e fëmijës dhe për të advokuar për zbatimin e tyre
- OSHC-të dhe OBK-të u mundësohet të zbatojnë veprime që shtojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijës përmes një skeme efektive dhe gjithëpërfshirëse të sub-granteve
- OSHC-të mundësohen të punojnë së bashku për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës nëpërmjet rrjetëzimit efektiv dhe kapitalizimi dhe shpërndarjen e njohurive