C.A.U.S.E – Pasuritë e Konfiskuara të Përdorura për Eksperimente Sociale

C.A.U.S.E – Pasuritë e Konfiskuara të Përdorura për Eksperimente Sociale

Vlera e projektit 451,127.89 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Project Ahead
Comitato Don Peppe Diana

Kontributi i EU-së
451,127.89 €
Kohëzgjatja e Projektit
18 shkurt 2016 - 17 qershor 2020

Objektivi i Përgjithshëm

  • Të kontribuojë në ripërdorimin efikas dhe të qëndrueshëm të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, nga organizatat e shoqërisë civile bazuar në analizën dhe përshtatjen e praktikave të suksesshme dhe të avancuara ndërkombëtare në lidhje me menaxhimin e pasurive të konfiskuara
  • Për të forcuar rolin e OShC-ve vendase në administrimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar , nga e cila do të përfitonte komuniteti në tërësi

Përmbledhja e Projektit

Qëllimi kryesor i projektit C.A.U.S.E është krijimi i një modeli të mirë të ripërdorimit të qëndrueshëm të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar për përfitimet e komunitetit. Projekti mbështet organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në Shqipëri në përdorimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në mënyrë që të ofrojë shërbime për komunitetet që preken ose mund të preken nga krimi i organizuar. Projekti gjithashtu siguron mbështetje për Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) në përgatitjen e procedurës dhe protokolleve për ripërdorimin dhe monitorimin e besimit të pasurive të konfiskuara për organizatat jofitimprurëse.

Qasja e projektit i sjell dobi OShC-ve vendase me ekspertizën e zhvilluar ndërkombëtarisht, dhe kryesisht në Itali, një vend ku po përdoret ky model që nga viti 1996 dhe ku shumë përvoja të suksesshme të pasurive të konfiskuara të menaxhuara nga OSHC-të italiane, në veçanti kooperativat sociale, janë tashmë në funksion . Kjo njohuri mbi ripërdorimin e qëndrueshëm të pasurive të konfiskuara dhe mbështetje për forcimin e rolit të OShC-ve shqiptare në menaxhimin e pasurive të konfiskuara janë objektivat e përgjithshme të veprimit të projektit. Kjo qasje duhet të kontribuojë në promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me ripërdorimin e pasurive të konfiskuara dhe shndërrimin e tyre nga organizatat bazë shqiptare në hapësira për komunitetet vendase që do të përdoren për qëllime sociale, kulturore ose rehabilitimi. Qasja kontribuon për edukimin e publikut të gjerë në Shqipëri në lidhje me ndikimin pozitiv të një administrimi korrekt të pasurive të tilla dhe dëmet që ka një qasje e paligjshme në zhvillimet afatgjata në drejtim të konkurrencës, punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Kjo është gjithashtu një mënyrë për t’u ofruar hartuesve të politikave një skemë të re zhvillimi dhe një qasje më efikase për të menaxhuar pasuritë e konfiskuara.

Aktivitetet

Sipas projektit, u garantuan 3 nën-grante:

Titulli i Projektit: “KeBuono! “Pastiçeria sociale”: ligjshmëria, përfshirja dhe ndërgjegjësimi si përbërës për një komunitet më të mirë ”
Buxheti total: 150,000 EUR
Kontributi i BE-së: 142,500 EUR (95%)
Periudha e Zbatimit: 16 Janar 2018 – 31 Korrik 2019 (18.5 muaj)
Organizata zbatuese: Enti Kombëtar i Josefinëve të Murialdos ENGIM në partneritet me Qendrën Sociale Murialdo

“KeBuono” është një pastiçeri sociale që zhvillon veprimtarinë e saj në një pasuri të konfiskuar nga krimi i organizuar në Fier. Ajo ofron një shumëllojshmëri produktesh pastiçerie, si dhe një seri aktivitetesh integruese  me fëmijë, adoleshentë,  studentëve, gra dhe prindër, me qëllim formimin e një kulture të ligjshmërisë dhe kundër dhunës midis të rinjve. Trajnime të Formimit dhe Aftësimit Profesional u ofrohen të rinjve që janë ish të dënuar ose familjeve të të burgosurve aktualë që përballen me kushte të vështira të jetesës socio-ekonomike.

Shumica e stafit (75%) janë persona të rrezikuar nga viktimat e krimit në jetën socio-ekonomike të komunitetit në Fier, veçanërisht të rinjtë, vajzat dhe gratë.

Nëpërmjet kombinimit të elementeve të shumëllojshëm dhe të ndryshëm siç është trajtimi i konfliktit shoqëror për shkak të krimit të organizuar, punësimit të personave të cenueshëm dhe promovimit të vlerave dhe të drejtave brenda komunitetit, KeBuono ka kontribuar në kapërcimin e  dyshimeve për ripërdorimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në Fier .

Disa nga rezultatet e arritura:

  • Katër (4) gra dhe vajza të rrezikuara apo viktima të krimit në jetën socio-ekonomike të komunitetit janë të punësuara;
  • Gjashtëmbëdhjetë (16) të rinj janë kualifikuar përmes Trajnimit të Formimit dhe Aftësimit Profesional nga të cilët 7 të rinj janë të punësuar;
  • Bashkëpunimi me nëntë (9) shkolla dhe qendra në Fier ka kontribuar për të përfshirë mbi 700 fëmijë në aktivitete integruese; 1000 të rinj informohen për çështje sociale me qëllim krijimin e një kulture të ligjshmërisë dhe mungesës së dhunës midis të rinjve;
  • Katër (4) fushata ndërgjegjësuese u organizuan për të promovuar kulturën rome, parandaluar abuzimin me alkoolin dhe drogat, duke përfshirë persona me nevoja personale,si edhe për të ndërgjegjësuar mbi dhunën e bazuar në gjini.

Titulli i Projektit:  Kafe Biblioteka KinFolk –iniciativë sociale si masë për të luftuar përfshirjen e krimit në qytetin e Durrësit
Buxheti Total: 89,717.250 EUR
Kontributi i BE-së: 85,231.37 EUR (95%)
Periudha e Zbatimit: 3 Maj 2019 – 2 Maj 2020 (12 muaj)
Organizatat Zbatuese: Fondacioni Arsimor Shqiptar në partneritet me  Qendrën e Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Durrës

“Kafe Biblioteka KinFolk–iniciativë sociale si masë për të luftuar përfshirjen e krimit në qytetin e Durrësit ”është një iniciativë që synon të shndërrojë pasurinë e konfiskuar nga krimi i organizuar në qytetin e Durrësit në një mjedis të përshtatshëm dhe miqësor për të rinjtë, familjet e tyre dhe qytetarët dhe t’i  angazhojnë ata në aktivitete sociale, kulturore dhe arsimore. Projekti synon të rinjtë të cilët janë në rrezik të delikuencës së të miturve, duke i përfshirë ata në aktivitete sociale dhe kulturore që nuk lejojnë përfshirjen në aktivitete të paligjshme dhe jetën kriminale.

Kafe Biblioteka KinFolk është një qendër multikulturore, që ofron një gamë të gjerë aktivitetesh siç janë:

trajnime, kurse aktrimi, lexim ndërsa pihet kafeja, grupe diskutimi, kurs shahu,

kurs gjuhësh, shkollat verore dhe dimërore, etj.

Rezultatet pas një viti të zbatimit të projektit:

  • Një mjedis i rehatshëm në të cilin të rinjtë mund të punojnë, bashkëveprojnë dhe nxënë në mënyrë të rregullt
  • Katër (4) të rinj të punësuar
  • Mbi 150 të rinj dhe studentë marrin pjesë dhe përfshihen në aktivitete edukative, artistike dhe kulturore

Titulli i Projektit: Garazhi Social i Artizanatit në Sarandë
Totali i Buxhetit: 59,978.86 EUR
Kontributi i BE-së: 56,979.92 EUR (95%)
Periudha e Zbatimit: 3 Maj 2019 – 2 Maj 2020 (12 muaj)
Organizata Zbatuese: Instituti i Zhvillimit, Migracionit dhe Integrimit (IMZHI)

Garazhi Social i Artizanatit në Sarandë (SCG Sarandë) është një punishte zejtarie e fokusuar në prodhimin e punimeve prej guri. Është zbatuar në ambientet e një pasurie të konfiskuar në Sarandë. Lënda e parë e përdorur për zejet do të jetë gurë natyralë nga plazhi (shumëngjyrësh, i sheshtë, shkëmb, prej xhami, etj.) , që janë pikturuar, shpuar, gdhendur dhe punuar me tel, me qëllim për të krijuar punime të ndryshme dhe të gatshme për treg. Modelet e gurit janë të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe folklorin, duke i bërë këto produkte unike, të vlefshme dhe konkurruese në tregun artizanal, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura afatgjata.

Rezultatet pas një viti të zbatimit të projektit:

  • Pas një Trajnimi fillestar të Formimit dhe Aftësimit Profesional, janë punësuar tetë (8) gra dhe vajza që janë viktima ose janë të rrezikuara nga metodat e krimit të organizuar të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni i detyruar, abuzimi seksual dhe dhuna në familje

Trajnim mbi zejtarinë e gurëve. Saranda do të shërbejë si një platformë për aktivitete sociale (siç janë festivali i artizanatit,ekspozitat) dhe do të shndërrohet në një Qendër Sociale që mbështet integrimin e viktimave të trafikuara në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit

Rezultatet e pritura

  • Rritje e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit në komunitet, në nivel kombëtar dhe veçanërisht në zonat ku disponohen pasuritë e konfiskuara, mbi ripërdorimin e pasurive të konfiskuara, rolin e AAPSK-së, dhe mundësisë së administrimit të këtyre pasurive nga organizata jofitimprurëse, siç përcaktohet në legjislacionin shqiptar
  • Protokollet operative të hollësishme për përdorimin dhe monitorimin e besimit të pasurive në organizatat jofitimprurëse përcaktohen zyrtarisht dhe zbatohen nga AASPK
  • Rritje e aktivizmit, njohurive dhe aftësive teknike të OShC-ve në fushën e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe zbatimit të aktiviteteve nga të cilat do të përfitojnë komunitetet vendase në përgjithësi
  • Krijimi i kushteve / hapja e mundësive për përgatitjen e një brezi të ardhshëm të profesionistëve me arsim të lartë në menaxhimin e pasurive të konfiskuara, sipas kurrikulës së Masterit të Administrim Biznesit( MBA )të hartuara dhe menaxhuara nga Universiteti i Napolit në Itali
EUD pika e kontaktit

Lieze Vanwymelbeke
Annelies.VANWYMELBEKE@eeas.europa.eu