Përtej Kufijve – Prezantimi i Shërbimeve Inteligjente për Turizmin dhe i Ekonomisë Bashkëpunuese

Përtej Kufijve – Prezantimi i Shërbimeve Inteligjente për Turizmin dhe i Ekonomisë Bashkëpunuese

Vlera e projektit 304,054.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Partnerët implementues
  • Agjencia Vendore për Zhvillim
  • Instituti për Kërkime në Inxhinierinë Mjedisore, Civile dhe Energji
  • Biologët e Shqipërisë
  • Bashkia e Matit
Kontributi i EU-së
258,446.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Dhjetor 2017- Shkurt 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Qëllimi i projektit është të prezantojë konceptin e shërbimeve inteligjente për turizmin dhe të ekonomisë së bashkëpunimit, duke u bazuar në përdorimin më novator dhe më efikas të burimeve endogjene kulturore dhe natyrore, si dhe të kapitalit njerëzor aktual.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të nxisë përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimeve (TIK) në sektorin e turizmit, si dhe të adaptojë modelet aktuale të biznesit për t’iu përshtatur tendencave të fundit. Përpos kësaj, aspiron forcimin e sektorit të turizmit në rajon, duke kapërcyer kufijtë administrativë, si dhe vënien e rrjetëzimit në dispozicion të palëve kryesore të interesit në turizëm.

Aktivitetet

  • Programe trajnimi të posaçme dhe instrumente, vlerësimi i nevojave, publikime, fushata për rritjen e ndërgjegjësimit, rehabilitim i infrastrukturës
  • Projektimi dhe krijimi i markës, zhvillimi teknologjik i platformave online të softuerëve, zhvillimi teknologjik i aplikacioneve celulare, projektimi dhe ngritja e një infrastrukture dixhitale ndërvepruese, trajnimi dhe edukimi i përdoruesve
  • Përfshirja e blogerëve të udhëtimit, zhvillimi i strategjisë së marketingut dhe rritjes

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimi i një infrastrukturë fizike dixhitale, e cila mund të mbështesë modelin e ri të shërbimeve inteligjente për turizmin
  • Stimulimi i frymës novatore sipërmarrëse për ofruesit e turizmit vendor
  • Krahas rritjes së vizibilitetit të rajonit ndërkufitar, njohja e gjerë e tij si një destinacion tërheqës turistik
  • Arritja e zhvillimit të balancuar të turizmit në të dy shtetet, krahas forcimit të niveleve të bashkëpunimit ndërkufitar përmes krijimit të paketave të përbashkëta turistike, si dhe investimeve në infrastrukturën dixhitale dhe në infrastruktura të tjera të vogla në zonën e synuar
EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi

Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 390-524