Standardet dhe Certifikimet Bujqësore, Forcimi i Kapaciteteve për Përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut për Mbështetjen e Rritjes Ekonomike dhe të Tregtisë
- Creative Business Solutions (CBS)
- Bashkia e Dibrës së Madhe
- Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 (AZHR), Tiranë
Dhjetor 2017 - Dhjetor 2019
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i projektit është forcimi i kapacitetit produktiv bujqësor i NMV-ve dhe aksesi në tregjet evropiane përmes certifikimit të Standardeve të Sigurisë Ushqimore, përmes rritjes së kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE-së, si dhe përmes zhvillimit të strategjive të marketingut.
Përmbledhja e Projektit
Projekti u siguron prodhuesve dhe përpunuesve të mishit dhe të qumështit, frutave, arrave dhe BMA-ve (bimë mjekësore dhe aromatike) me një certifikim të njohur ndërkombëtarisht për Sigurinë e Standardeve Ushqimore, i cili do të stimulojë tregtinë me tregjet e BE-së, si dhe do të rrisë produktivitetin përmes rritjes së kapaciteteve të brendshme për prodhimin, menaxhimin dhe marketingun.
Aktivitetet
- Certifikimi i agrobiznesit dhe ofrimi i trajnimeve të posaçme në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e certifikimeve
- Trajnimi i 180 agrobizneseve për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me grantet në dispozicion dhe mundësitë e investimit alternative të financimit alternative, si dhe për të rritur kapacitetin e nevojshëm për përthithjen e fondeve
- Ofrimi i strategjive të personalizuara të marketingut për 20 agrobiznese
- Krijimi i identitetit të markës së agrobiznesit
Rezultatet e pritura
- Certifikimi i 20 agrobizneseve përmes katër certifikatave
- Deri në 15% të agrobizneseve të certifikuara në pronësi dhe/ose të menaxhuara nga gratë
- Ofrimi i 15 planeve biznesi
- Organizimi i 12 trajnimeve të avancuara
- Trajnimi i 180 punonjësve/pjesëmarrësve
- Zhvillimi i 20 strategjive të marketingut
- Rritja e xhiros vjetore të agrobizneseve të synuara të projektit
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu