Edukimi i Hapur TIK për Punësimin e Të rinjve

Edukimi i Hapur TIK për Punësimin e Të rinjve

Vlera e projektit 294,210.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Partnerët implementues

Qendra Evropiane Për Çështje të Minoriteteve (ECMI), Kosovë*
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS)

Kontributi i EU-së
250,078.50 €
Kohëzgjatja e Projektit
Janar 2018 - Shkurt 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Qëllimi i këtij projekti është të promovojë punësimin duke ofruar akses të hapur në njohuri dhe aftësi, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet qendrave të specializuara të të nxënit (shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet).

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të sigurojë akses të hapur në njohuritë dhe aftësitë në fushën e TIK-ut për nxënësit nga shkollat e mesme dhe profesionale, përmes krijimit të një platforme kursesh masive të hapura online (Massive Open Online Course – MOOC). Përmes këtij projekti, të rinjtë do të nxiten për të gjetur punësim, për t’u bërë sipërmarrës dhe/ose për të ndjekur studime të mëtejshme në një fushë që premton mundësi të larta punësimi. Gjithashtu, projekti synon të mbështesë qendrat rajonale të njohurive (universitetet, shkollat e mesme, shkollat profesionale) për të pasuruar kurrikulën e TI-së, me qëllim përmbushjen e nevojave të tregut të punës, si dhe të krijojë një rrjet rajonal për të apasionuarit, nxënësit dhe pionierët në fushën e TI-së.

Aktivitetet

• Zhvillimi i platformës MOOC
• Konsultat me palët e interesit për aksesin në kurrikulën TIK
• Shqyrtim i kurseve ekzistuese online, kërkesës së tregut të punës, dhe tendencave në TIK
• Përpilimi i kurrikulës dhe i kursit
• Fushatë për përhapjen dhe promovimin e platformës
• Procesi i ofrimit të kursit dhe mbështetja e mësimdhënies
• Kurs intensiv për zhvillimin e produktit
• Zhvillimi i udhëzimeve dhe promovimit për prodhimin e MOOC-ve

Rezultatet e pritura

• Platforma e kurseve masive të hapura online (MOOC-ve), e mundësuar dhe e aksesueshme për të gjithë nxënësit e interesuar në rajonin e synuar
• Minimumi 500 të rinj të fuqizuar për të marrë pjesë në tregun e punës, me iniciativë sipërmarrëse dhe/ose dhe të cilët ndjekin mundësitë për arsim më të lartë në një fushë me vlerë të lartë
• Themelimi i rrjetit të qëndrueshëm të qendrave rajonale të njohurive, i cili fokusohet në mbështetjen e përvetësimit të njohurive me vlerë të lartë në TIK nga të rinjtë

EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 394-593